Home Slideri Doli në qarkullim libri “Vështrim historik mbi shëndetësinë dhe Spitalin e Durrësit”...

Doli në qarkullim libri “Vështrim historik mbi shëndetësinë dhe Spitalin e Durrësit” i Dr. Ali Sulës (shek XX)

libriNga bashkim Kadiu / Duhet gjykim e mprehtësi për të thënë të vërtetën, e kjo dukuri është jetësore tek Dr. Ali Sula duke e pasqyruar në veprat e në botimet e tij. Që të thellosh dijet e tua, duhet të lexosh historikun e një vepre që ndjek kkronologjinë e ngjarjeve, që përshkruhet me logjikë të admiruar e bazuar në fakte ekjo ëhstë një trashëgimi e një epoke që të sjell atë ndjesi intelektuale që quhet vlerë. Libri i Dr. Ali Sulës “Vështrim historik mbi shëndetësinë dhe Spitalin e Durrësit” (shek XX), është një studim serioz, hulimtim historik bazuuar në një kopetencë profesionale plot dinamikë të një zhvillimi shoqëror në fushën e mjekësisë. Dr. Ali sula si një nga mjekët më të njohur në shkallë vendi , i shquar për një studiues sistematik, me dashamirësi e seriozitet, i sjell lexuesit këtë libër ku shpalos më së miri në një rrugë të harmonizuar kronologjikisht ndryshimet, ecurinë në dekada të mjekësisë durrsake. Me një shpirt të pashuar, të gërshetuar e regjim serioz për të ruajtur të vërtetën, Dr. Aliu nxjerr në pah në këtë botim të tij, përpjekjet e parardhësve në fushën e mjekësisë, punën e tyre fisnike, aftësitë profesionale të secilës figurë të mjekësisë durrsake. Një vepër që të entuziazmon, që ruan vërtetësinë e jetuar, e plot modesti intelektuale e sjell në ditët tona. Dr. Aliu në veprën e tij ruan me fanatizëm cilësinë e anës profesionale duke na sjellë mesazhe universale për secilën figurë. Ai vjen virtytshëm e plot kurajo, me thjeshtësi e aftësi profesionale duke i qëndruar besnik të vërtetës historike. Ai mbart ndër kohëra njerëz të shquar të mjekësisë durrsake, e me plot respekt ndaj tyre i vihet punës për të shkundur pluhurin e harresës ndaj tyre. Vepra e tij sjell vlera njerëzore, të virtytshme e kurajoze. Në këtë botim të tij Dr. Aliu i sjell lexuesit kontributin e shquar të atyre që sot nuk jetojnë më, apo të atyre që mosha i ndjek pas në dekada e periudha të ndryshme. Me një sharm historik, të detajuar kronologjikisht, me ndjesi të thellë qytetare e intelektuale, bazuar në dokumente arshivuese të një hulumtimi serioz, portretizon dhe ruan realitetin duke trajtuar me korrektësi profesionale çdo detaj historik. Me një nivel të lartë historik, Dr. Aliu plotëson në këtë botim të tij atë vlerë imediate për të mësuar të vërtetën se ndër dekada të shkuara, qytetaria durrsake ka nxjerrë figura në fushën e mjekësisë. Kontributi i Dr, Ali Sulës me krijimtarinë e tij, në këtë fusë na sjell simbolikën e qytetarisë durrsake që është dija e të jetuarit me të renë. Në këtë botim të tij gërshetohen në pamje shumëplanëshe vlerat njerëzore, humane si edhe ndjesia patriotike e një ndërgjegjësimi të lartë. Dr. Ali Sula paraprihet nga ky botim i tij, nga njohja fisnike e këtij shtrati njerëzor, ku pjesë e saj është edhe mjekësia. Bindshëm prezantohet tek lexuesi. Serioziteti studiues i tij është i tillë që edhe gjeneratat që do të vijnë do të shfletojnë këtë libër vlerash. Dr. Aliu nuk e pranon përbaltjen e së vërtetës historike, kulturën, dinjitetin dhe zhvillimin e mjekësisë durrsake, prosperitetin e saj, ndaj ndjesia e këtij botimi teksa e lexon të bën krenar. Ky libër është dhe do të mbetet një gur themeltar historik në fondin e mjekësisë shqiptare në bibliotekat tona. Një thesar vlerash, mbresëlënëse, një kalori prekëse dinjitoze. CV-ja e Dr. Ali Sulës në krijimtari është e pasur, shkencore, me një bagazh dijesh e kulture, zotërues i shumë gjuhëve të huaja, përkthyes e studiues komod. I apasionuar bindshëm në kërkime me mision njerëzor, Dr. Ali Sula vjen tek lexuesi i gjithëanshëm. Autor i shumë studimeve shkencore mjekësore, artikujve e përkthimeve, botimeve, kumtesave e sesioneve shkencore. Vlerësimi i këtij libri në memorien e çdo lexuesi është dhe do të mbetet vlerë e qytetarisë durrsake, ashtu siç është edhe Dr. Ali Sula.

Previous articleTeuta kampione në fair play
Next articleLetër e hapur drejtuar Presidentit të Republikës / Ja si kërkon të na grabisë pronën mafia me Avokaturën e Shtetit