Home Politike DOKUMENTI/ Rama shpenzon 5 milion euro për rikonstruksionin e vilës qeveritare

DOKUMENTI/ Rama shpenzon 5 milion euro për rikonstruksionin e vilës qeveritare

Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shpenzojë 5 milionë euro për rikonstruksionin e vilës qeveritare nr.5. Dokumenti nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare tregon se është finalizuar procedura e prokurimit me negociim, pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës.

Objekti i kontratës, siç shihet në dokument, është “zbatimi, projekt rivitalizimi i rezidencës qeveritare vila nr. 5”, ndërsa fondi limit i këtij tenderi është plot 499.696.978 lekë pa TVSH, ose me TVSH, 5 milionë euro.

Punimet pritet që të kryhen brenda një periudhe kohore prej 6 muajsh, ndërkohë që fituese është shpallur firma “Ad-Star”.

Previous articleVideo/ TMERR në qiell të hapur/ Motori i aeroplanit merr flakë gjatë fluturimit
Next articleNjihuni me shenjat e horoskopit që flirtojnë pa provokuar!