Home Politike Dokumenti/ LSI regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6...

Dokumenti/ LSI regjistrohet në KQZ për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim, është regjistruar sot për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Mësohet se LSI ka dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentin për tu regjistruar për zgjedhjet e 6 marsit që do të zhvillohen në 6 bashkitë që janë pa kryetar.

Regjistrimi i LSI vjen pas regjistrimit të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, për zgjedhjet e pjesshme.

Kujtojmë se 6 marsi u dekretua nga Presidenti i Republikës Ilir Meta si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë pa kryetar.

Më 6 mars do të zhvillohen zgjedhje në bashkitë: Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje./