Home Dossier Doktor Ali Sula, njeriu i denjë i së drejtës mjekësore

Doktor Ali Sula, njeriu i denjë i së drejtës mjekësore

Dr. Ali Sula 1Nga Bashkim Kadiu / Në rrjedhën e jetës së dr. Ali Sulës do të hasësh një kulturë qytetare, njerëzore që përcjell një mesazh në brezat e ardhshëm, madje një shembull i personalitetit në mjekësinë shqipatre. Është një emër i bukur në mjekësi që përcjell ndjenja e mendime të vyera. Përveç natyrës së tij të qetë, me një ecje elegante plot dinjitet, tek dr. Aliu mbizotëron karakteri burrëror, shpirti human e sjellja perfekte. Ai ka një natyrë kërkuese, studion ende edhe pse në moshë të thyer dhe është i lidhur vazhdimisht me problemet shëndetësore që prekin njerëzit. Dr. Aliu ka miq të zgjedhur, ai dallohet për një gjykim të mprehtë e drejtpeshim mendor, me bindje të guximshme përparimtare, gjithnjë në kërkim me një frymë novatore. Shumë fakte të jetës së dr. Ali Sulës na ngjallin respekt ndaj tij, për pushtetin absolut të profesionit të mjekut, për vlerat magjepsëse të tij. Një shpirt njerëzor, i shkëlqyer në komunikim. Ky mjek i guximshëm me shpirt qetësues ndaj pacientit, me aftësi që rrallë i gjen tek bluzat e bardha, u kthye në shembull për mendimin e lirë profesional ndaj problemeve që haste si mjek. I adhuruar për optimizmin e tij, mbrojtës e këshillues, vëzhgues i mprehtë falë njohurive të thella e të gjithanshme, në rradhë të parë si njeri e mjek. Me një horizont të thellë për të nxjerrë në pah botën shpirtërore të pacientit ku me çdo kusht ja arrinte qëllimit fisnik duke shëruar e shpresa e fundit triumfonte. Dr. Aliu përfaqëson patosin njerëzor e botën shpirtërore të një figure në mjekësinë durrsake e më gjerë. Ai është skllav i dijes e në veçanti i literaturës mjekësore. Tablloja e jetës së tij na sjell dukuri pozitive njerëzore si pasqyrë e një karakteri të mrekullueshëm. Një personalitet intrigues e impresionues për qartësitë e të menduarit e të gjykuarit si një intelektual i mirëfilltë. Dr. Alki Sula vjen nga një familje me tradita të hershme qytetare, arsimdashëse e taban patriotik. Një femijë premtues që si objektiv të tij kishte të bëhej mjek, objektiv të cilin e arriti me sukses. Ai vazhdoi shkollën (liceun) françeskan “Ilirikun” që drejtohej nga i madhi At Gjergj Fishta, i cili ishte vigan i letrave shqipe. Për dr. Ali Sulës, Fishta ishte i dijes dhe i njohjes së situatave, për Aliun ai mbeti një orakull. Si nxënës në këtë shkollë dr. Alou shkëlqen në mësime me një formim dominues kulturor e më pas vazhdon për dy vite në liceun e Shkodrës. Tashmë i bindur në aftësitë e tj fillon studimet e larta në Firence që datojnë më 1942. I etur pas dijes, sistematik dhe me një vullnet të pashtershëm u bë i njohur si student serioz. I ndërpret studimet për shkak të luftës dhe më 1944 kthehet në vendlindje në Durrës. Ishin kohë të zymta, por megjithatë në Durrës hapet i pari spital ku militon mjek me emër të bashkisë apo privat e krahas këtij spitali, qytetarisë durrsake i vinin në ndihmë edhe seksione mjekimi italiane dhe austrohungareze. Doktori i ardhshëm me ambicie për dije e njohuri mjekësore, vullnetarisht punon në këtë spital duke shfaqur aftësi gjithnjë në kërkim të fushës së mjekësisë. Vërtet një talent i rralë ku gërshetohej pasioni me emocionin që ndjente për punën që bënte. Ishte i pranishëm në çdo aspekt mjekësor dhe si kujtim nga më të bukurat e jetës rinore mban që në prani të një mamie qe pritës i një jete hyjnore. Më pas e shohim student në Zagreb. Në këtë institucion dr. Aliu u njoh me realitetin e kulturës austriake që demostronin mjekët me emër me aftësitë e tyre, e më pas e shohim të mbyllë ciklin e studimeve për mjekësi në Rumani ku hodhi shtatin e njohurive që i përvetësoi me dinjitet. Studenti me ndjesi humane, si vlerë e domosdoshme në mjekësi, u bë i njohur dhe aty nga viti 1950 mbaron shkëlqyeshëm studimet me një motiv klasik: “T’i shërbej popullit tim”. Fillon punën në Vlorë si mjek patolog, duke shpalosur aftësitë e tij, njohuritë e fituara. Demostron seriozitet profesional, kopetent. Më 1952-1953 punon në Gramsh. Tashmë plot optimizëm, me njohuri e bagazh dijesh, dr. Ali Sula kthehet në Durrës e më pas shkon në Kavajë ku ngriti të parin repart pediatrik dhe krijoi repartin infektiv, qendrën sanitare në këtë qytet. Një aktivitet me emër, me mbresa, me respekt që mban emrin dominues të mjekut me zemër të madhe, dr. Ali Sula. Produkti i tij tashmë ishte kthyer në vlerë, e vlera për qytetarinë kavajse ishte emri i dr. Ali Sulës. Më 1969 e shohim në Durrës si shef të reaprtit patollogjik. Krijues, zbatues e këshillues, por në portretin e tij si vlerë dallohej komunikimi, konsultimi me kolegë. Do të ishte dr. Ali Sula që për herë të parë do të fuste frymën e të punuarit në kolektiv. I palodhur, me një karrierë të shkëlqyer profesionale, me një etje për të sjellë të renë dhe përhapjen e dijes Dr. Ali Sulën e shohim si pjesëtar kryesor të ekipit te kontrollit në shkallë kombëtare në shumë spitale, drejtuar nga Ministria e Shëndetësisë. Ai me punën e tij konsolidoi të qenurit mjek në shërbim të njerëzve, me tipare të larta. Burimi i profesionit të një mjeku që bën emër, mbetet ndërgjegjësimi, aftësia, gjë që për hir të së vërtetës dr. Ali Sulën e shohim kudo, në konsulta, egzaminime, por edhe si kryetar të komisionit të KEMP-it në Durrës. Kryepatolog në shumë raste në klinikë si dhe dallohet në fushën e endokrinologjisë. Mjeku i vlerave njerëzore, i dijes dhe i kulturës s ëpërgjithshme, zotëruesi i disa gjuhëve të huaja, me 1985 del në pension, por me dinjitet e aftësi të përkryera profesionale ai angazhohet duke dhënë konsulta dhe ushtrim të profesionit të mjekut. Për qytetarinë durrsake emë gjerë emri i tij tashmë ishte kthyer në kërkim si njeriu i ringjalljes se optimizmit tek pacientët. Djali i Durrësit, burri i dinjitetit të bluzave të bardha, ishte zv/presidenti në rang komëtar i kryqit të kuq shqiptar. Ai zotëron një bibliotekë të pasur, të larmishme. Një bashkëshort ideal, një prind shembullor, një vlerë e qytetarisë durrsake. Si njohës i situatave, gjithnjë në mbështetje të një demokracie, me gjykim e mprehtësi dhe me një zemër të madhe, aktiv dhe largpamës, ai zgjidhet deputet në parlamentin shqiptar aty nga viti 1994. Me një qëndrim dinjitoz si mbrojtës i së drjetës njerëzore, si specialist në fushën e mjekësisë, ai diti të shpalosë nevojat imediate të shëndetësisë, për t’ju përgjigjur kohës gjithnjë në zhvillim. Edhe sot dr. Aliu dhe pse në moshë, me këshillat e tij të vyera si njeri e mjek, qëndron në piedestalin e qytetarit më të nderuar të qytetarisë durrsake.

Previous articleMancaku: Teuta do të jetë vetëm në ngjitje
Next articleVëmendje në tempullin dituror