Home Aktualitet Doklead Ademi gati për grushta me ministrin Halimi: Të dy për lesh...

Doklead Ademi gati për grushta me ministrin Halimi: Të dy për lesh kemi për të vajtur

d.ademiMbledhjet e PD-së në Durrës vazhdojnë të bëhen jo vetëm objekt debatesh dhe sherresh po aq më shumë objekt batutash, ndërsa anëtarsia po shijon se si degradohen njerëzit me pushtet. Rasti më i fundit ka qenë në një takim në zonën e Plazhit, ku kanë qenë të pranishëm edhe ministri Halimi, i cili drejton grupin e punës dhe drejtori i Ujësjellësit që ka shkuar për t’i dhënë mbështetje këtij të fundit. Por askush nuk e kishte menduar se mbështetja do të kthehej në një sherr mes Doklead Ademit dhe ministrit Halimi, i cili është dhe drejtuesi i grupit të punës në Durrës. Sipas burimeve të gazetës “Bulevard” sherri mes Halimit është provokuar nga një seri ankesash të qytetarëve ndaj drejtuesit të Ujësjellësit, i cili është shprehur se ka bërë investime të mëdha në zonën e Plazhit. Po realiteti atje tregon ndryshe dhe aq më shumë që ministri Halimi e ka konstatuar vetë një gjë të tillë. Ai i ka kërkuar Ademit që të ndërhyjë për të përmirësuar situatën, ndërsa ky i fundit i ka thënë se për përmirësimin e situatës mund të pyesë Olldashin. E gjithë kjo ka degraduar fillimisht në një lojë fjalësh dhe më pas në një sherr ku të dy të pranishmit kanë shkëmbyer edhe akuza dhe fyerje ndaj njëri tjetrit. Halimi i ka thënë Ademit se do ta denonconte dhe do ta fuste në burg, po ky i fundit i ka thënë se ai po shkoi në burg do të marrë dhe atë me vete. Ka disa javë që mbledhjet e seksioneve dhe grupseksioneve të PD-së zhvillohen në një klimë të ashpër debatesh dhe aq më shumë në një klimë tensioni ku ata që janë dukur si bashkëpuntorë, tashmë janë kthyer në armiq.

Previous articleKreu shtetëror serb diskuton sot dialogun me Kosovën
Next articleMinistri Halimi takon krerë të qarkut për çështjen Hamallaj. Alizoti dhe Teliti fshehin të vërtetën