Home Aktualitet “Do vendosen në tavolinë kushte të qarta për secilin”, analisti i njohur...

“Do vendosen në tavolinë kushte të qarta për secilin”, analisti i njohur bën paralajmërimin e fortë për palët politike: Këtë muaj do të kemi dyndje…

Analisti Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e Ditari në A2, komentoi raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet lokale të 30 Qershorit.

“Raporti më shumë ka kaluar në gjuhë diplomatike sesa në gjuhë konkrete dhe ka shmangur qëndrimin e prerë në lidhje me 30 Qershorin. Raporti është ftesë për Shqipërinë që deri në dhjetor të bëjë Reformën Zgjedhore dhe vitin e ardhshëm të shkojë në zgjedhje të reja parlamentare. Është një shuplakë për klasën tonë politike që pas 30 vitesh nuk arrin të bëjë zgjedhje, që me skemën qesharake të qershorit tregoi se “Shqipëria ndryshe” ishte një gënjeshtër e madhe që iu soll qytetarëve”, deklaroi Krasniqi, përpara se të kritikonte mazhorancën dhe opozitën për leximin e raportit.

Sipas analistit, “këtë muaj do të kemi dyndje delegacionesh ndërkombëtare në Shqipëri, që do të kulmojnë me palën amerikane dhe palën gjermane, që do të vendosin në tavolinë kushte të qarta për palët politike shqiptare, sidomos në lidhje me disa pika të Reformës Zgjedhore”.

Krasniqi shtoi se pret gjithashtu nga ndërkombëtarët “që të ketë një përpjekje të madhe për t’i dhënë statusin Shqipërisë, ndoshta në këmbim të largimit nga jeta politike të disa figurave të cilët janë përgjegjës për krizat politike në vend”.