Home Politike “Do t’i kthejmë të rinjtë në Shqipëri”, Berisha flet për arsimin: PD...

“Do t’i kthejmë të rinjtë në Shqipëri”, Berisha flet për arsimin: PD do të ketë një program të plotë, ja si do t’i ndihmojmë nxënësit dhe studentët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një bashkëbisedim live me qytetarët, u shpreh se vendi është i përfshirë nga zhvillime të bujshme ndërsa shtoi se skandalet e qeverisë janë të njëpasnjëshme.

Duke iu përgjigju pyetjes së një prej ndjekësve të tij, se cili do të jetë programi i PD për arsimin, Berisha u shpreh se do të ketë një kuadër ligjor që do të ndihmojë të rinjtë të shkollohen dhe të punësohen.

“Zhvillimet janë të bujshme, skandalet e kësaj qeverie shtyjnë njëra-tjetrën. Kemi shumë probleme për të diskutuar. Jam i bindur se sot me atë eksperiencë dhe vizion të ri për t’u përballë fuqishëm me këtë plagë të rëndë, ne do t’i dalim ta shndërrojmë Shqipërinë në vendin e besimit të shqiptarëve.

Plani për rininë dhe arsimin janë të lodhur pazgjidhshmërisht. Sot janë vendosur një seri kufizimesh për të rinjtë që të ndjekin arsimimin e lartë. Këto kufizime privojnë arsimin nga misioni i tij për të luftuar varfërinë. Mesatarja e përdorur për dyert e universiteteve favorizon vetëm gjimnazistët e Tiranës dhe qyteteve të mëdha dhe përjashton maturat e Shqipërisë më periferike, por që përbëjnë një shumicë. Sot me këto rroga qesharake askush nuk mund të imagjinojë të ndërtojë të ardhme këtu. Krijimi i kushteve për shkollimin masiv, është alfa në programin tonë. Një përpjekje e madhe për lehtësimin e jetës së tyre, do të jetë realitet. Do ketë një kuadër ligjor të veçantë për bizneset e të rinjve, për kreditimin e tyre, për financimin e bizneseve të vogla dhe për kreditë për banimin dhe strehimin e tyre. Veç kësaj ne do kemi shumë të fuqishëm programin e ekselencave që synojmë të rikthejmë të rinjtë kudo që ndodhen, të vijnë dhe të përkushtohen në zhvillimin e këtij vendi”, u shpreh ai.

 

 

 

Previous articleMasoneria, krahu i djathtë i mafias: Cili ishte plani i Matteo Messina Denaro?
Next articleRikthehet ‘Rebelde’, grupi i dashur meksikan shpall turne masiv në vjeshtë