Home Politike “Do thoni tani i ka numëruar gabim Erioni, si lopët”, Braçe vijon...

“Do thoni tani i ka numëruar gabim Erioni, si lopët”, Braçe vijon replikat me Ramën, ia thotë troç kryeministrit

Deputeti Erion Braçe vijoi replikat me kreun e qeverisë Edi Rama që nisi pak ditë më parë nga një statusi i tij për rënien e numrit të lopëve.  ‘Më thoni ku ikën lopët kur sot Shqipëria prodhon 97% të qumështit që konsumon’, deklaroi Rama në përgjigje të tij.

Braçe u ndal te rritja ekonomike ku veçoi bujqësinë e cila sipas tij ka pësuar 0.01% rritje. Ai ironizoi duke thënë se edhe tani do thonë se i ka numëruar gabim Erioni për të vënë në siklet qeverinë.

“Do paguajmë më shtrenjtë hekurat, tubat me çmimet që janë abuzim. Po për punëtorët a do pagaujmë ne më shtrenjtë apo do vazhdojmë të paguajmë me çmimet e vitit 2020. Sa të paguajmë para për tuba po punëtorinë a do e paguajmë ne.

Po konkurroheni nga tregje më të pasura që janë më ftuese për çdo punëtor. 5.97% rritja ekonomike. Një lajm shumë i mirë. Por bujqësia ishte 0.01%. Ça do thoni tani se i ka numëruar gabim Erioni si lopët, për të vënë në siklet qeverinë?”, tha ai.