Ditën e sotme mbërritën në Shqipëri Floresha Rasha, e cila është e plagosur, me tre fëmijët, Amar, Emel dhe Hatixhe, si edhe Endri Dumani. Shefi i Operacioneve Speciale Antiterrorizëm në Policinë e Shtetit, Indrid Doda dha shpresë se edhe Eva Dumani të kthehet në atdhe së shpejti.
Pse nuk u kthye Eva Domani?- e pyeti Eni Vasili.
‘Qarkullojnë zëra brenda kampit që thonë se largimi nga kampi bëhet për një vend tjetër. Unë nuk dua të përgjigjem kësaj pyetjeje, pasi mendoj që së shpejti do të keni mundësinë ta pyesni vetë Evën”- tha Doda.