Home Politike Do merret në pyetje Berisha për kompleksin Partizani dhe Gërdecin? Flet kreu...

Do merret në pyetje Berisha për kompleksin Partizani dhe Gërdecin? Flet kreu i SPAK

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja është pyetur gjatë një intervistë ekskluzive në Euronews Albania, nëse  Sali Berisha do të merret në pyetje për çështjen e kompleksit Partizani dhe Gërdecin.

Kraja bëri të ditur se çfarë do të bëhet me Berishën, është diçka që u takon prokurorëve të çështjes.  Kraja shtoi se të dyja çështjet janë ende nën hetim.

“Çështja është nën hetim, e kam deklaruar dhe në disa raste të tjera. Janë duke u kryer të gjitha veprimet që duhen kryer për të sqaruar se çfarë ka ndodhur.

Në fund, padiskutim që do të analizohen provat dhe kushdo që do të ketë përgjegjësi, do përgjigjet. Çështja e Gërdecit është një çështje e vjetër, e cila është hetuar, gjykuar, ka një vendim përfundimtar nga Gjykata e Tiranës, kaluar edhe në Apel.

Ndërkohë, pjesa që i takon zotit Mediu ishte mbetur pezull në Gjykatën e Lartë, për arsye të imunitetit. Është bërë një betejë e gjatë ligjore midis SPAK dhe avokatëve, nëse duhej rihapur apo jo kjo çështje.

Ka shkuar rasti deri në Gjykatën Kushtetuese dhe kja thënë po, duhet të vazhdojnë hetimet. Çështja është nën hetim. Se çfarë do bëhet, është çështje që i dinë prokurorët e çështjes”, theksoi Kraja.

Previous articleEliminohen organizatorët e Botërorit, Senegali fiton me Katarin dhe mban gjallë shpresat për kualifikim
Next articlePorti i Durrësit/ Vasili për mazhorancën: Shërbëtorë të verbër të hajdutërisë së Edi Ramës