Home Politike ‘Do e ftoni Voltana Ademin të punojë me ju?’/ Spahia: Ajo do...

‘Do e ftoni Voltana Ademin të punojë me ju?’/ Spahia: Ajo do ti përkushtohet familjes

Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” për kryetar Bashkie të Shkodrës Bardh Spahia ka deklaruar se Voltana Ademi do t’i përkushtohet familjes. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ai u pyet nga gazetari dhe drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi nëse do ta ftojë kryebashkiaken të punojë me të, në rast se fiton. Spahia tha se eksperienca e Ademit është mjaft e vyer mirëpo është zgjedhja e saj që ti përkushtohet familjes.

BISEDA:

Ylli Rakipi: Cila është gjëja e parë, emergjente që ju mendoni se duhet bërë për Shkodrën?

Bardh Spahia: Është shumë e rëndësishme, përmirësimi i disa shërbimeve. Sjellja më pranë qytetarëve e Bashkisë së Shkodrës. Kemi disa ide për hapjen e disa zyrave të asistencës dhe një vëmendje të veçantë do të duhet të adresohej drejt turizmit detar, malor, kulturor dhe turizmit fetar, pasi Shkodra ka asete të jashtëzakonshme.

Ylli Rakipi: Do ta ftonit Voltana Ademin të punojë me ju?

Bardh Spahia: Kam diskutuar me Voltanën dhe ajo e ndjen të nevojshme t’i kushtohet profesionit të vetë dhe familjes, që e ka vuajtur mungesën e kohës së kushtuar familjes. Nuk kemi diskutuar në këtë aspekt, por sigurisht eksperienca e Voltanës është e jashtëzakonshme dhe do të ishte aset i vyer në këtë drejtim.