Home LifeStyle Do bëhen prindër? Fifi dhe Adisi trazojnë rrjetin me postimet e fundit

Do bëhen prindër? Fifi dhe Adisi trazojnë rrjetin me postimet e fundit

Këngëtarja Filloreta Raçi e njohur ndryshe si Fifi dhe partneri i saj Adis Patushi kanë bërë lëmsh rrjetin me fotot e fundit që kanë postuar në Instagram. Dyshja shihen duke përqafuar njëri-tjetrin dhe krah fotove shkruajnë fjalët ‘mami’, ‘babi’, duke i shoqëruar me nga një zemër.

Pikëisht këto emërtime i kanë bërë fansat të mendojnë se dyshja mund të jenë në pritje për tu bërë prindër për herë të parë. Patushi e ka një djalë nga lidhja e tij e mëparshme me modelen, Adrola Dushi.