Home LifeStyle Djemtë tregojnë momentin kur kuptuan sa keq ishin sjellë me vajzat

Djemtë tregojnë momentin kur kuptuan sa keq ishin sjellë me vajzat

Fatkeqësisht jetojmë në një shoqëri ku ndodh që gratë të objektivizohen jo rrallë nga gjinia e kundërt, por pavarësisht kësaj lajmi i mirë është që burrat mund të reflektojnë. Ndryshimi i sjelljes është hapi i parë drejt ndërtimit të një marrëdhënieje më të shëndetshme burrë-grua. Më poshtë do të lexoni rrëfime djemsh të penduar për sjelljet e tyre të pahijshme ndaj vajzave. Kur ishte momenti që kuptuan se duhet të ndalonin dhe ndryshonin mënyrën sesi i trajtonin partneret/shoqet/koleget, etj?

1.Duke folur me gratë mësova t’i bëja shoqe. Ndryshova rrethin tim shoqëror, u rrita, mësova çdo të thotë empati dhe kështu ndryshova perceptimin në lidhje me sjelljen ndaj tyre.

2.”Dëgjoja gra që ankohesh për gjëra të ndryshme nga sjelljet e burrave dhe mendoja me vete: Dreqin, e kam bërë dhe unë këtë! Kjo më ndihmoi të përmirësohesha.”

3.”M’u desh të kuptoja se isha i varur ndaj duhanit, alkoolit, pornografisë dhe seksit. Isha shumë arrogant, agresiv dhe që i vogël i kam objektivizuar vajzat. Mendoj se kjo më ndodhi pasi u ekspozova në moshë të hershme me seksin. Mendoja se gjithë lidhjet janë siç i shohim nëpër filma dhe unë thjesht imitoja, duke harruar që lëndoja. Kur hoqa dorë nga varësitë e mia, kuptova çfarë monstre kisha qenë dhe mora masa për ta ndryshuar jetën time. Terapi pafund, shumë të qara dhe reflektime, por ja vlejti.”

4.”E kuptova kur ato qeshnin me mua jo sepse kisha humor, por sepse ishin të frikësuara prej meje.”

5.”Njëherë një vajzë më tha se s’kishte më interes për mua sepse i kisha bërë diçka të tmerrshme dhe s’ishte ndjerë rehat me mua. As që ja kisha idenë sa keq sillesha pasi s’kisha marrë kurrë atë përgjigje. Sot, jam i lumtur që ma dha ajo sepse ndryshova!”

6.”Më ndihmoi një prej njerëzve që i besoj më shumë. Më tha se “burrat kanë frikë nga refuzimi i grave, kurse gratë kanë frikë nga burrat se mos i vrasin.” Kaq më mjaftoi për të ndryshuar sjelljen time ndaj tyre.”

7.”Kur u ndava me të dashurën time të parë isha zemërthyer. E telefonoja gjithë kohës dhe i qaja në telefon. Madje, edhe e kam kërcënuar se do vrisja veten. Kjo vazhdoi për pak derisa ajo më telefonoi duke qarë për të më thënë të mos e bëja. Më erdhi kaq turp nga sjellja ime. E kuptova ku kisha arritur prej atij mesazhi. Ishte absolutisht e drejta e saj, ashtu si edhe e imja për t’i dhënë fund asaj lidhjeje në çdo kohë, për cilëndo arsye. S’kisha pse të traumtizoja askënd me atë sjellje. Kam qenë kaq toksik!”

Burimi: BuzzFeed

SOURCEBulevard News
Previous articleBabai i gjyqtares Enkeleida Hoxha hedh akuzat e forta: Shoqja e vajzës sime është këshilltare në Gjykatën e Lartë vetëm se…
Next articleNëntë fakte që duhet të dinë politikanët shqiptarë për SHBA