Dje është kryer një mbledhje e paligjshme. Ishte një mbledhje 4 minuta. Unë kam qene aty dhe nuk kishte mbledhje, të na japin një njoftim.
Gjinushin merreni bëjeni prape kryetar parlamenti, se me të njëjtën arrogancë do ta qeverisi. Eshtë turp që një tempull dije, si akademia e shkencave, sot është pa kryetar të ligjshëm, ju sot doni të votoni që Gjinushi mbi moshën 70 vjeç të marrë një mandat të dytë.
Ju dy projektligjet e tjera mund ti kaloni por këtë nuk e kaloni dot se nuk ka pasur mbledhje të rregullt. Për Gjinushin e protokolluat në orën 2 dhe e bëtë në orën 12. Po cfarë ka më shumë Gjinushi?