Home Aktualitet Dita nis me diell por merr kthesën drastike, ja si parashikohet moti...

Dita nis me diell por merr kthesën drastike, ja si parashikohet moti për orët në vijim

Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti pritet me alternime kthjellimesh e vranësirash në mesditë, të cilat do të shoqërohen me reshje shiu e shtrëngata lokale me shkarkesa elektrike përgjatë relieveve malore.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati I Perëndimit me shpejtësi 1-8m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi 11m/s shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen :
Në zonat malore 13/25 °C
Në zonat ulëta 12/28 °C
Në zonat bregdetare 16/26 °C

Previous articleGjendet një foshnjë e braktisur në Golem, vetëm disa javëshe! Dërgohet në spital, identifikohet nëna
Next articleCamavinga bëhet më i riu te Reali që fiton gjashtë trofetë e klubeve