Home Aktualitet Dita e Pavarësisë bën bashkë krerët e shtetit, ja qëndrimin që mban...

Dita e Pavarësisë bën bashkë krerët e shtetit, ja qëndrimin që mban kryeministri Rama ndaj Presidentit Meta (VIDEO)

Dita e pavarësisë ka bërë sot bashkë krerët e shtetit në Vlorë. Për të përkujtuar 108 vjetorin e pavarësisë, Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Gramoz Ruçi kanë bërë sot homazhe në Monumentin e Pavarësisë në Vlorë.

Mirëpo, edhe pse është një ditë e shënuar, kjo nuk ka mjaftuar për të shuar ndasitë politike mes tyre.

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Rama dhe kryeparlamentari Ruçi u përkulën para Monumentit të Pavarësisë duke vendosur edhe kurora me lule.

Fill pas kësaj ceremonie, Meta largohet duke përshëndetur me dorë Ruçin dhe Ramën. Kryeparlamentari ia ktheu përshëndetjen Metës, ndërsa Rama nuk ktheu as kokën për të parë nga kreu i shtetit duke ecur drejt me agjendën e tij.

https://www.facebook.com/watch/?v=5322350127790832