Home Kuriozitete Dita Botërore e Luanëve, WWF ngre alarmin: Gjuetia ndaj tyre rrezikon zhdukjen

Dita Botërore e Luanëve, WWF ngre alarmin: Gjuetia ndaj tyre rrezikon zhdukjen

Në shekullin e kaluar numri i luanëve të pranishëm në Afrikë ka rënë në mënyrë drastike, nga 200,000 në fillim të viteve 1900 në më pak se 30,000 sot në kontinent.

Sipas mediave italiane, 10 gushti është Dita Botërore e Luanëve, e cila gjithmonë ka qenë simbol i forcës dhe qëndrueshmërisë, dhe WWF (Fondi botëror i jetës së egër)  ngre alarmin për të ardhmen e specieve.

Sipas të dhënave më të fundit në 20 vitet e fundit popullsia ka pësuar një rënie prej 43% specie të pambrojtura por në rënie të vazhdueshme në numër reduktimi i luanëve në Afrikë vazhdon të përkeqësohet. Isabella Pratesi, drejtoreshë e ruajtjes së WWf Itali tha se kërcënimet janë gjuetia e paligjshme, fakti që luanët vriten për të mbrojtur bagëtinë e rritur nga njerëzit, por edhe zhdukja e habitateve dhe gjahut natyror. Sot vlerësohet se luani zë vetëm 10% të gamës së tij origjinale.

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur për t’u dhënë një të ardhme luanëve në Afrikë duke mbrojtur habitatet e tyre natyrore dhe korridoret e lëvizjes, duke studiuar dhe monitoruar kopetë dhe duke punuar me komunitetet lokale për të gjetur zgjidhjet më të mira për një bashkëjetesë të mundshme”-tha ajo.

Luanët jetojnë në Afrikë por ka edhe një popullsi të vogël luanësh aziatikë që jetojnë në Indi, në Parkun Kombëtar Sasan Gir.