Home Politike Diskutimet në Kuvend/ Rama mungon! Berisha vjen në Kuvend, Basha largohet nga...

Diskutimet në Kuvend/ Rama mungon! Berisha vjen në Kuvend, Basha largohet nga salla

Kuvendi i Shqipërisë nisi ditën e sotme me debate. Përplasjet nisën me kundërshtime mendimesh dhe qëndrimesh mes kryetarëve të grupeve parlamentare të Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Kreu i grupit parlamentar i mazhorancës, Taulant Balla, kërkoi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla, futjen në rendin e ditës të dy projektligjeve të tjera. Kjo u kundërshtua nga nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili tha se deputetët e opozitës nuk mund të kenë kohë të diskutojnë për projektligje që futen në rend dite. Duke e quajtur këtë një incidenti, Alibeaj kërkoi që të vijohej me rendin e përcaktuar pasi për atë ishin përgatitur deputetët e opozitës.

Deputeti i PD, Luan Baçi, akuzoi kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla se i kanë ndryshuar vendin e uljes në sallën e Parlamentit pa e informuar. Nga salla e Kuvendit, Baçi u shpreh i indinjuar nga ky gjest, pasi dikush i kishte thënë që vendin e ka në korridor.

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit në sallë e Kuvendit pas 5 muajsh mungesë. Nuk dihet nëse ishte rastësi, mirëpo kryedemokrati Basha u largua pak minuta më parë. Ndërsa kryeministri Edi Rama mungon…

Sot në Kuvend po diskutohet për disa projektligje të rëndëishsme siç është ai për noterin, për regjistrimin e pronarëve apo për profesionin e ndërmjetësit të pasurive të paluajtshme.

vijon…