Home Maqedonia Dinjiteti kërkon referendum kundër ish UÇK-së

Dinjiteti kërkon referendum kundër ish UÇK-së

largea_branitella1367307252Partia e ish branitellave ‘Dinjiteti’ ka filluar procedurën zyrtare për referendumin e paralajmëruar kundër emërimeve të ish ushtarëve të UÇK-së në poste publike. Që nga paralajmërimi e deri tek fillimi i procedurës zyrtare, ideja e referendumit ka ndryshuar dukshëm, duke u zgjeruar edhe me çështje të cilat nuk ishin paralajmëruar më herët.

“Sot tek Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, si organ kompetent, dërguam iniciativë qytetare për shpalljen e referendumit në nivel shtetëror. Iniciativa jonë për referendum përmban katër referendume të pavarura, pra katër pyetje”, tha Stojanço Angellov, kryetar i Dinjitetit.

“Dinjiteti” kërkon referendum kundër ligjit për ndarjen territoriale të vitit 2004, shqyrtimin e interpretimit autentik të ligjit për amnisti, përkatësisht hapjen e rasteve të Hagës, ndalesë për emërimin në çfarëdo posti publik të çdo ish ushtari të UÇK-së dhe ndalesë për garantimin me ligj të të drejtave të veçanta për veteranët e UÇK-së dhe familjet e dëshmorëve. Sipas Ligjit për Referendum, nuk ka mundësi ligjore që të shpallet referendum për ligjet që kanë qenë miratuar sipas parimit të Badenterit. Një i tillë është edhe ligji për ndarje territoriale. Referendum nuk mund të shpallet as për pikën e dytë të kërkesës së ‘Dinjitetit’, ligjin për amnisti. Megjithatë Angellov ka bërë të ditur se ‘Dinjiteti’ tashmë ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shqyrtojë këtë dispozitë ligjore dhe të heqë ndalesat për mbajtjen e referendumit. Ndërkaq nga BDI-ja shprehen të prerë se Talat Xhaferi mbetet ministër i Mbrojtjes. Kjo parti iu bën thirrje politikanëve maqedonas që të pajtohen me realitetin e ri në Maqedoni, atë të pas vitit 2001.

Previous articleTradhëtia e Cristiano nuk ja heq buzëqeshjen Irina Shayk
Next articleInatet politike lënë pa ujë Kumanovën