Home Kronika Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

Digjet gjatë natës një makinë në Vlorë

Një makinë është djegur pak pas mesnate në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “24 Maji”. Sipas policisë ka rënë zjarr në një makinë tip “Porche”, në pronësi të D.Q.

“Më datë 27.12.2022, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porche”,  në pronësi të shtetasit D. Q”, njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Previous articleVendosen 2 barrikada të reja në veri të Kosovës! Vuçiç urdhëron rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë dhe policisë serbe
Next articleKim Kardashian shpërthen në lot teksa flet për bashkë-prindërimin me Kanye West: Është e vështirë