Situata në Voskopojë është drejt normalizimit, ku 100 trupa në terren prej orës 5 të mëngjesit kanë bërë të mundur që të izolojnë vatrat e zjarrit, që janë drejt shuarjes në pyjet e Krushovës.
Sipas drejtorit të shërbimit zjarrfikës Koço Cicko dhe Deputetit Ardit Konomi është bërë një punë shumë e madhe referuar terrenit mjaft të vështirë në zonë për shkak të bimësisë së lartë që e bënte të vështirë ndërhyrjen.
Pyjet e djegura i përkasin llojit pishë dhe dëmi i shkaktuar është i madh, çka nënkupton se do të duhen vite e dekada për t’u ripërtërirë. Ndërkohë e gjithë dinamika i çon autoritetet në zjarrvënie të qëllimshme ndaj edhe policia është në terren për të gjetur autorët e zjarrit.