Home Kronika Dhunoi të ëmën e më pas i vodhi para për të blerë...

Dhunoi të ëmën e më pas i vodhi para për të blerë drogë te fqinji, arrestohet 21 vjeçari

Ushtroi dhunë ndaj nënës së tij dhe i vodhi asaj një shumë parash, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari.

Në pranga edhe një shtetas tjetër, që i shiste lëndë narkotike 21-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kallëzimit të marrë nga shtetasja A. P., 48 vjeçe, se djali i saj, shtetasi A. P., 21 vjeç, e kishte dhunuar dhe i kishte vjedhur një shumë parash, për të blerë lëndë narkotike të fqinji i tyre, shtetasi F. Sh., kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shoqëruar në ambientet e Policisë, shtetasin A. P. dhe shtetasin F. Sh.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit F. Sh., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike, të llojit kokainë.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– A. P., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja”;

– F. Sh., 64 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.