Home Kronika Dhunoi qytetarin me sende të forta, arrestohet 27-vjeçari nga Lushnja

Dhunoi qytetarin me sende të forta, arrestohet 27-vjeçari nga Lushnja

Një 27-vjeçar nga Lushnja është arrestuar pasi dhunoi me sende të forta bashkëqytearin e tij. Policia gjatë kontrollit i gjet të riut një thikë dhe një dorezë grushti metalike.

Njoftimi i Policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën dhe ndaluan shtetasin Xh. J., 27 vjeç, banues në Lushnjë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta, një shtetas tjetër. Gjatë kontrollit fizik, 27-vjeçarit iu gjetën me vete 1 thikë dhe 1 dorezë grushti metalike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Previous articleNuk po preferohet nga Inzaghi, rivalët e përjetshëm të Interit duan Kristjan Asllanin
Next articleNdryshimi i skemës, dëmtimet dhe minutat e pakta të lojtarëve! Çfarë e pret Sylvinho-n te kombëtarja