Home Kronika Dhunoi dhe tentoi të djegë shtëpinë e ish-bashkëshortes, arrestohet 46-vjeçari

Dhunoi dhe tentoi të djegë shtëpinë e ish-bashkëshortes, arrestohet 46-vjeçari

Një 46-vjeçar në Lushnje ka rënë në prangat e policisë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe më pas ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, 45-vjeçares me iniciale M.M , e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e 46-vjeçarit me iniciale G.M, i cili ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes në prani të fëmijëve të mitur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin:

G.M., 46 vjeç, banues në Karbunarë, Lushnje.

Arrestim i këtij shtetasi u bë pasi në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike dhe ka tentuar të djegë banesën e ish bashkëshortes së tij, shtetases M. M, 45 vjeçe, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Dhunë në familje”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr e mbetur në tentativë”.

SOURCEBulevard News
Previous articleSi të ruani qetësinë në situata të tensionuara
Next articleSHBA-ja u ndalon kompanive ajrore amerikane fluturimet mbi Iran dhe Irak