Detaje të reja janë zbardhur nga dhunimi i efektivit të policisë në Tiranë dhe të të afërmit të tij, nga disa persona. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:26 minuta në një pallat në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet.
Dyshohet se efektivi është dhunuar nga të paktën 7 persona me shkopinj bejsbolli. Siç duket nga pamjet e siguruara nga News24, efektivit i është bërë pritë dhe i kanë bllokuar rrugën në momentin që është futur ne sheshpushimin e pallateve, pasi i kanë zënë rrugën me makina të tjera me targa angleze në hyrje që të mos kishte mundësi të largohej, kanë filluar ta qëllojnë më shkopa bejsbolli drejt xhamave te makinës.
Edhe pse policia nuk e raportoi, ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, çka ka sjellë panik edhe nga banorët e lagjes të cilët kanë lajmëruar policinë, por kjo e fundit ka mbërritur në vendin e ngjarjes kur janë larguar autorët e sulmit.