Home Aktualitet Dhunimi i makinës së Lubonjës, reagon PD: Sinjal për t’i mbyllur gojën,...

Dhunimi i makinës së Lubonjës, reagon PD: Sinjal për t’i mbyllur gojën, prokuroria duhet të hetojë

Pas sulmit ndaj Fatos Lubonjës, ish deputeti i PD Genc Pollo i ka cilësuar si një sinjal “për t’i mbyllur gojën”. Pollo shkrua në Facebook: “Fatos Lubonja me jetën e tij të vështirë është simbol për shumëçka. Por vitet e fundit ai është ndër pak kryezërat jopartiakë e të besueshëm që denoncojnë parreshtur kapjen e shtetit dhe ofiqarët banditë. Prandaj sulmi i përsëritur kundër tij, duke i shkatërruar sërish veturën, është vetëm një sinjal i përsëritur për t’i mbyllur gojën”.

Pollo vijon: “agresioni verbal i qeverisë Rama kundër çdo kritiku dhe ligjet anti fjalë kanë krijuar rrethanat inkurajuese për keto agresione. Prokuroria duhet të hetojë seriozisht e të nxjerrë para drejtësisë edhe dorësin edhe mandantin. Por gjithkush mund të mbrojë Fatos Lubonjën duke thënë zëlartë si ai të vërtetat e kohës”.