Home Politike Dhuna ndaj Berishës/ PDIU dënon dhunën ndaj kreut të PD: Asnjë kartelë...

Dhuna ndaj Berishës/ PDIU dënon dhunën ndaj kreut të PD: Asnjë kartelë e shëndetit mendor nuk e amniston veprimin, filozofia e dhunës ka mbërthyer vendin

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka dënuar aktin e dhunshëm ku ditën e sotme u godit fizikisht lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha teksa i drejtohej protestës së opozitës për të mbajtur fjalën e tij.

Me anë të një mesazhi në Facebook, PDIU thekson se: Asnjë kartelë e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend.

Postimi i plotë:

Dhuna e sotme ndaj ish-presidentit, ish-kryeministrit dhe kryetarit të opozitës Dr.Prof. Sali Berishës akt tronditës për politikën shqiptare.

 

 

PDIU dënon me forcë aktin e sotëm të goditjes për shkak të detyrës të kryetarit të opozitës, Dr.Prof. Sali Berisha. Ky akt është produkt i luftës politike të paprecedentë që nxit dhunë dhe përçarje.

Asnjë kartele e shëndetit mendor nuk mund të amnistojë ngjarjen e sotme, e cila duhet të shërbejë si një refleksion i thellë për t’u larguar nga filozofia e dhunës që ka mbërthyer politikën në vend.

Organet e drejtësisë duhet të kryejnë të gjitha hetimet dhe të zbardhin e të dënojnë motivet e vërteta dhe personat përgjegjës.

Previous article“Tërmet” te përfaqësuesja gjermane
Next articleKryeministri i Spanjës bojkoton Samitin e BE, shkak dyshohet biznesmeni i përfolur, miku i Olsi Ramës. I kërkuar nga spanjollët, por pa urdhër arresti në Shqipëri