Home Politike “Dhuna e drejtuesve politike ndaj administratës publike”/ Deputetja e PD publikon letrën:...

“Dhuna e drejtuesve politike ndaj administratës publike”/ Deputetja e PD publikon letrën: Klosi kërcënon punonjësit me bukën e fëmijëve

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Koti ka deklaruar se qeveria detyron nëpunësin civil të zbatojë urdhra politikë. Në një status në Facebook, ka theksuar se drejtësia duhet të reagojë ndaj arrogancës së qeverisë.

REAGIMI:

Qeveria detyron nenpunesin civil te zbatoje urdhra politike

Dhuna e drejtuesve politike ndaj administrates publike…

 

 

Kjo eshte fytyra e shtetit, qe detyron nenpunesin civil te zbatoje urdhra politike…. Kjo eshte fytyra e arrogances, qe nuk njeh kufij njerezore…

Denoncim i hapur dhe i plote ndaj Drejtorit te Pergjithshem te Tatimeve, duke dhene emra dhe fakte!

Drejtesia duhet te beje punen e vet! Kjo arrogance, ky abuzim me qytetaret dhe nenpunesit civile duhet te marre fund!

foto galeri

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

ANKESË

 

Drejtuar:          Komisionit për Çështjet ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e njeriut

Pranë Kuvendit të Republikës së Shqipërisë

Tiranë

 

Kundër:           Z. Ceno Klosi, Drejtor I Përgjithshëm i Tatimeve.

            Tiranë

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!

Duke iu kërkuar ndjesë për shqetësimin, pasi jam e vetëdijshme për funksionin dhe detyren tuaj fisnike, por  dhe duke parë objektin e punës së Komisionit  po ju shqetësoj me këtë ankesë pasi për mua është jetike.

Unë, që po ju shkruaj jam Shilda (Kamberi) Hasanaj , nëpunëse e administrates tatimore prej datës 16.04.1999 deri në datën 10.10.2022 , datë në të cilën jam larguar nga puna në mënyrë te padrejtë nga Drejtori I Pergjithshem i Tatimeve , I cili komandonte një komision pa integritet, të varur prej tij, në shkelje flagrante të ligjit, gje për të cilën do të ankohem në rrugë ligjore.

Por ajo që më dhemb më shumë është fakti, që jam investuar duke punuar me profesionalizëm, ndershmëri dhe integritet për më shumë se 23 vite. Kam patur vlerësimin maksimal nga drejtuesit ndër vite të institucionit.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!

Është e vërtetë që Z. Klosi më shkatërroi karrierën por jo jetën. Unë jam aq e zonja per te punuar edhe në sektorin privat për të mbajtur fëmijet e mi. Por pa u ndalur do luftoj dhe punoj për të vendosur në vend dinjitetin e nëpërkëmbur padrejtësisht, në mënyrë të turpshme,  brutale  dhe arrogante nga z. Klosi.  Do të luftoj për të gjithë punonjësit e tjerë të administratës të cilët  janë të trembur , të trysnuar , të dhunuar, që detyrohen të jenë kokë ulur për shkak të rrogës duke mos kundërshtuar urdhrat e padrejtë verbal të titullarit, I cili është shembulli I një zyrtari që përdhos administraten shtetërore. Me arogancen dhe sjelljen e tij , duke shkelur liritë dhe të drejtat themelore të njeriut po na e zgjat rrugën drejt bashkimit europian. Më dhimsen punonjësit e ndershëm dhe të aftë të cilët rrinë kokë ulur për shkak të rrogës , I mëshiroj ata por edhe I kuptoj. Qenka e veshtire te jetosh me nder në një vend të pandershëm.

Jeni të lutur të ndikoni me mekanizmat  tuaj diplomatikë për të verifikuar e pastaj për të ndaluar shkatërrimin total të Administratës Tatimore. Administrata tatimore sot është në ditën me të zezë të saj. Kjo, jo pse më largoi mua në mënyrë  të kundraligjshme por po I humb cdo ditë ASAJ integritetin moral e rrjedhimisht atë professional, të drejtën për të thënë dhe mbrojtur të vërtetën.

Unë nuk mund të punoj me dy standarte, duke shkelur ligjin për të favorizuar studio kontabël të Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve  dhe  miqve të tij. Hakmarrja e tij primitive arrin ato përmasa sa tejkalon edhe bëmat e paraardhësve të tij në ashpërsimin e luftës së klasave. Për ironi të fatit njerëzit e bashkëshortit tim janë internuar në kampin e Tepelenës me urdhër të të ndjerit Bilbil Klosi, që është përkatësisht kushëriri I Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, dhe gjyshi I kushëririt të tij, drejtorit të Drejtorise  z. Gjergjit (Klosi) Smokthina. Ai të paktën e kishte patur një fare karakteri se I ka falur dy fëmije të vegjël nga internimi ndërsa Z. Klosi dhe z. Gjergji pas 75 vjetësh I heqin bukën dy fëmijëve të të njëjtës familje.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!

Unë kam patur besim se Shqipëria është një vend I bukur  për të  jetuar prandaj jam investuar dhe kam punuar 23 vite  me integritet e profesionalizëm , prandaj kam zgjedhur të rris fëmijët e mi me punë të ndershme në Shqipëri.

Cdo ditë I bëj pyetje vetes: Pse duhet të investoj dijet, profesionalizmin, ndeshmërine , integritetin, jeten time në Shqipëri ? Pse duhet që fëmijët e mi të rriten duke parë padrejtësine që I bëhet nënës së tyre nga një drejtor paranojak që nuk dihet nga I buron forca për të shkelur ligjin, për të detyruar vartësit e tij të firmosin për interes të tij e duke i nëpërkembur ata vetëm për faktin se nuk janë soji I tij, nuk mendojnë si ai dhe se kanë kurajon të thonë të vërtetën. Kjo e vërtetë dënohet me hedhje në rrugë dhe përkthehet në luftë të re klasash. Z. Klosi e trajton DPT-në  sikur është shoqëri me përgjegjësi të kufizuar ,  DPT shpk.

Fëmijët e mi kanë përjetuar cdo ditë  nëpërkëmbjen, diskriminimin, padrejtësitë që iu bënë nënës së tyre deri në largim nga puna, nga z. Klosi.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!

Ndërkohe që duhet të vlerësohet roli i nënës, gruas në kuadër të barazisë gjinore Z. Klosi I dhunon dhe nëpërkëmb ato në mënyrën jo njerëzore duke I kërcenuar me bukën e kalamajve.

Po ju bëj me dije një pjesë të padrejtësive  dhe veprimeve antiligjore të Z. Klosi dhe suitës së tij.

Me emërimin e z. Klosi  në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve kam patur  fatin e keq që të drejtohem me urdhër të tij nga shtatë  “Mini Drejtorë të Përgjithshëm” , ne kundërshtim me ligjin si më poshtë:

Znj.  Elidjana Celaj  në funksion këshilltare, me pas  emëruar Zv Drejtor I Përgjithshëm dhe aktualisht  e emëruar në kundërshtim haptazi me ligjin Drejtor I Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj .

  1. Gjergji (Klosi) Smokthina në funksion këshilltar, sot Drejtor I Rimbursimit të Tvsh-së ,

Znj. Diana Caro  mësuese letërsie , Kandidate për zv. Drejtor të Përgjithshëm të Tatimeve ,

Znj.Ina me akses në korespondencën e DPT-së ,

  1. Elird Qendro , Shef Kabineti,
  2. Ilir Kurti , përgjegjës me atribute të Drejtorit të Burimeve Njerëzore.
  3. Klodian Mema, në funksion Drejtor I investigimit të Brendshëm Antikorupsion

të cilët më kanë  kërkuar duke më bërë presion psikologjik  që të kryeja veprime në kundërshtim me ligjin në emër dhe  me urdhër  të “të madhit” Z.Klosi.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!

Kur unë nuk kam pranuar të zbatoj urdhrat verbal të paligjshëm  të lajkatarëve dhe servilëve të tij, Z.Klosi më  ka thirrur në zyrë dhe më ka thënë kush të ka sjellë ty këtu . Kush je ti që më tregon mua ligjin. Dil përjashta se e di mirë se kush je ( duke nënkuptuar që nuk jam votuese e tyre) dhe nuk dua të të dëgjoj më që kjo është në kundërshtim me ligjin.

Nëpërmjet një emaili jam njoftuar nga Ministria e Financave për të marrë pjesë në takim me ekspertë të  BE-së, I cili ka kërkuar domosdoshmërinë e prezencës time.  Z.  Klosi I shqetësuar nga ky fakt më dërgon të vetmin email gjatë gjithë periudhës së punës së tij, duke më fyer me përmbajtjen  ??!! . Ai nuk kishtë asnjë arsyë që të vintë në dyshim integritetin tim moral dhe profesional . Pas këtij email , urdhëron që të mos shkoj në takim në Ministri. Mbas këmbënguljes së ekspertit të BE-se, po verbalisht mu komunikua se me porosi të Drejtorit duhet të shkosh në takim por nuk do të flasësh.

Nuk ka pranuar të më japë lejen e zakonshme , e drejtë ligjore e cdo nëpunësi civil, të cilën e kisha kërkuar edhe për arsye shëndetësore .

Mini Drejtori I Përgjithshëm Klodian Mema më kërkoi ta udhëzoja se ku mund  “të  kapnin”  zonjën Vjola Tanto ,e cila ishte  shtatëzanë, e aftë profesionalisht e përgjegjshme në kryerjen e detyrës. Ai më paraqiti në kundërshtim me VKM-në  Nr. 115, datë 5.3.2014  një letër anonime, që në fakt nuk ishte anonime, pasi  bashkëngjitur ndodhej një fotografi në format A4. Jo më kot thonë  që “hajduti më I mirë lë gjurmë”, pasi fotografia mbante emrin e personit që kish bërë apo dërguar foton , I cili është punonjës I administrates tatimore. Letra anonime ishte shkruar në zyrat e Administratës Tatimore në mënyrë të turpshme (si diikur ne zyrat e sigurimit të shtetit) për të larguar nga puna znj. Viola Tanto, aktualisht me detyrë Drejtor I Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në DPT. Sic duket  ky nuk është I vetmi rast.

 

Drejtori i Përgjithshëm ka mashtruar lidhur me moskryerjen e inspektimeve në rajone nga ana ime, ndërkohe që projekt raportet ishin firmosur nga vete  Z. Klosi ndërsa Raportet e inspektimit sot e kësaj ditë nuk janë firmosur nga aiJo vetëm kaq por në mënyrë të turpshme Drejtori i Përgjithshëm duke shperdoruar detyren ju ka bërë presion nëpunësve të stafit tim që të mohojnë dorëzimin e tyre pranë sekretarisë së tij. Raportet e inspektimit jane fshehur ose zhdukur pasi ata nuk pranojnë ti marrin në dorëzim me firmë dhe në zyren e protokollit nuk lejohet të protokollohen në kohë shkresat sipas ligjit se kanë frikë se mos lënë gjurmë.

Më ka ardhur në zyrë Ilir Kurti, Përgjegjës në Drejtorinë e Burimeve Njerezore , i cili me urdhër të Z. Klosi më ka bërë presion në mënyrë të hapur e të paarsyeshme për të ndryshuar përformancën nga  vlerësim “mirë “ në vlerësim “Jo kënaqshëm” për znj.Tanto.

Znj. Viola Tanto  ka qënë në pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, Rajoni Qendror për një periudhë 3 mujore. Propozimin kërcënues të z. Kurti unë nuk e pranova pasi, bien ndesh me parimet e mia. Unë nuk I përkas atyre njerëzve që pranojnë të ecin  mbi të vdekurit për të marrë cokollatën.

Në dijeninë time vlerësimi I punës I kryer nga ana ime eshte zhdukur ashtu si zhduken e fallsifikohen shumë letra nën presionin e zotit Klosi

Protokollimi I shkresave bëhet vazhdimisht në kundërshtim me ligjin.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!

Me shkresën nr.13114 date 29.07.2022 kam marrë në dorëzim formularin e vlerësimit të punës për periudhën Korrik –Dhjetor 2021, I cili rezulton jo vetëm të më jetë dorëzuar 6 muaj e gjysëm me vonesë por edhe të jetë plotësuar me vonesë pavarësisht se mban datën 14.01.2022 !!!!. (date e fallsifikuar) .Ky formular është plotësuar nga Drejtori I Përgjithshëm pa zbatuar procedurën e parashikuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM nr.  109, datë 26.2.2014 “Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë”, i ndryshuar dhe në mashtrim  të plotë të realitetit. Eshtë plotësuar 6 muaj e gjysëm me vonesë.

Me shkresën nr.13301 datë 02.08.2022, marë në dorëzim ne datë 03.08.2022 jam njohur me formularin e vlerësimit të punës për periudhën Janar 2022 –Qershor 2022, Ky formular është plotësuar nga Drejtori I Përgjithshëm pa zbatuar procedurën e parashikuar në Ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil”, i ndryshuar dhe VKM nr.  109, datë 26.2.2014 “Për vlerësimin e rezultateve në punë të nëpunësve civilë”, i ndryshuar, dhe në mashtrim  të plotë të realitetit, kjo për të më bërë presion për të ikur nga puna.

 

Të dy vlerësimet e punës janë mashtrime dhe falcifikime.

  1. Klosi me shkresën nr. 12044 datë 13.07.2022 e pranon vetë pavërtetësinë e akteve të tij për vlerësimin tim,   duke pranuar  realizimin e treguesit të performancës në mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara.

Zoti Klosi në vlerësimin e tij më thotë që jam  e patrajnuar profesionalisht ndërkohë që ai haron që unë kam qenë dhe jam  trajnere dhe  I kam ofruar dijet e mija edhe punonjësve të tjerë  duke marrë edhe vlerësimin shumë mirë për nivelin e mësimdhënies gjë e cila provohet edhe me shkresën nr.341 datë 07.09.2022 QTATD-se.

 

Për tu hakmarrë ndaj meje fillon ecurinë displinore për të cilën njoftohem me shkresën abuzive të fillimit të ecurisë disiplinore e cila mban datën 29.07.2022

Tendenca, abuziviteti, paligjshemëria, diskriminimi vërehen lehtë me nxjerrjen e të gjitha akteve të sipërcituara  pothuajse në mënyrë të njëkohëshme dhe në shkelje të hapur të akteve ligjore dhe nënligjore.

 

Fillimi i ecurisë disiplinore është në kundërshtim  të hapur me ligjin , duke shkelur në mënyrë brutale procedurat ligjore.

Drejtori i Përgjithshëm nuk e dinte statusin e vet e për rrjedhojë  ishte vetëzgjedhur  Kryetar i Komisionit Disiplinor duke shperdoruar detyren.

Mbas ballafaqimit me këtë fakt , në celje të seancës së parë të Komisionit Disiplinor,  ai u largua i irrituar dhe jo vetëm që nuk u paraqit më , por kishte urdhëruar më vonë që ndaj meje  të merret masa ekstreme , në kundërshtim edhe me propozimin e bërë  nga ai vetë në fillimin e ecurisë disiplinore, gje e cila provohet me shkresa zyrtare. Komisioni me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm , duke shpërdoruar detyren e ka paragjykuar vendimin  pasi nëpunësja e DBNJ thuajse 10 ditë para shpalljes së vendimit , pa dashje më ka nisur në email draft vendimin ku ishte vendosur largimi im nga sherbimi civil . Përgatitja e draftit ishte bërë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm , cka tregon që komisioni është kukull në duart e Drejtorit.

Por cudia vazhdon kur në vendim nuk pasqyrohet asnje provë nga më shumë se 600 fletët e dorëzuara nga ana ime nëpërmjet protokollit, gjë e cila përbën shpërdorim të pastër detyre, fshehje e zhdukje të provave. Vendimi perfundimtar  i cili ishte dhënë pa respektuar asnjë procedurë, pasi ne ishim në pritje për tu thirrur ashtu sic u la në seancën e mëparshme, cuditerisht ishte firmosur edhe  nga Drejtor i Përgjithshëm pa qënë asnjë sekondë i pranishëm në seancat e Komisionit si anëtar i këtij komisioni cka është shpërdorim i pastër detyre, i kryer në bashkëpunim , me  dashje duke më mohuar të drejtën Kushtetuese më minimale, të drejtën për tu dëgjuar .

Është fatkeqësi që Departamenti i Administratës Publike bëhet palë me Titullarët e Institucioneve Shtetërore në mohimin e të drejtave të nëpunësve civilë

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!

  1. Klosi më ka penguar në ushtrimin e detyrës funkionale duke mos pranuar të jem pjesë e takimit me stafin tim në rajone, e duke thirrur më vonë vartësen time e cila bën cfarë ta urdhërojnë verbalish.

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve më ka ndërprerë mbledhjen në mënyrë të dhunshme, për të cilën I jam drejtuar edhe me email.

Drejtori në vend që të plotësonte stafin e drejtorisë bëntë të kundërtën duke larguar stafin nga kjo  Drejtori.

Ankesat e paraqitura nga vartësit e mi të bëra prezent , drejtori jo vetëm që nuk I ka konsideruar por ka bërë të kundërtën duke I promovuar ata ndaj të cilëve ka patur ankesë. Se cili është shkaku I mosveprimit nga ana e z. Klosi, unë nuk e di. Kesaj pyetje do ti jepte pergjigje vetem z. Klosi.

Sjellja e tij denigruese dhe diskriminuese ndaj meje vërehet që nga  hyrja në institucion dhe deri në shërbimet brenda tij. Suita e tij ka hyrje – dalje të vecantë  ndërsa une  jam diskriminuar në vazhdimësi.

Por ajo cka është  ironi fati është se Z. Klosi në raportimin e punës  në Ministri të Financave raporton për rritjen e përformancës në mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara duke argumentuar edhe rritjen e arkëtimeve në nivelin 23% më shumë për periudhën 7 Mujore 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjë e cila është meritë e punës sime dhe stafit të cunguar që kam drejtuar.

Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë!

Duke shpresuar që mos jem e tepruar në kërkesën time Jeni të lutur që ngrini nje komision hetimor  jo thjesht për mua , por për të parë se si shkelet ligji , lirite dhe të drejtat themelore të njeriut , duke u fyer e duke u trajtuar me dy standarte nga Drejtori I Përgjithshëm e Suita e Tij.

Ju garantoj që ankesa ime eshtë e vërtete dhe e sinqertë.

Ish Drejtor I Drejtorisë së Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara

Previous articleAkuzohet për ngacmim seksual, ofendoi edhe Zidane, jep dorëheqjen presidenti i Federatës Franceze
Next article“I tronditur kur doli nga SPAK”, gazetari tregon çfarë po ndodh me dosjen e Metës