Me anë të një deklarate për mediat, rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule deklaroi se në Fakultetin e Ekonomisë kanë humbur jetën për shkak të Covid-19, dy profesoresha dhe një student.
Kule në fjalën e tij u shpreh se studentëve u është bërë thirrje që të vaksinohen kundër Covid-19, si një masë parandaluese për përhapjen e saj. Sipas tij, një pjesë e tyre janë vaksinuar, por ende nuk ka një statistikë të përmbledhur.
”Në Fakultetin e Ekonomisë kanë humbur jetën dy profesoresha dhe një student për shkak të Covid-19. U kemi bërë thirrje studentëve që të vaksinohen, u kemi dërguar mesazhe dhe i kemi kontaktuar përmes emaileve.
Po presim që gjate shtatorit të jemi në kontakt, që të shfrytëzojnë muajt e hapur qe shërbimi mjekesore ka vënë në dispozicion për të bërë vaksinën. Nuk kemi statistika se sa studenta nuk e kane bere vaksinën. Po të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe maturantët. Kam bindjen që ata e mirekuptojne dhe e dinë që vaksinimi është per të mirën e tyre dhe të të afërmve të tyre.” shkruan Kule.