Home Aktualitet Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, seminar në Durrës, me fokus ofrimin e shërbimit...

Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve, seminar në Durrës, me fokus ofrimin e shërbimit të ndërmjetësimit për qytetarët

Dhoma Kombetare e Ndermjetesve,  në kuadër të projektit Zgjerimi dhe Fuqizimi i Sistemit të Ndërmjetësimit në Shqipëri” me 2  Partneret e saj : CSSP – Qendra në Berlin për Ndërmjetësim Integrues dhe Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve” (FZKPM), organizoi me Gjykaten e Shkalles Pare dhe Prokurine Durres dhe Drejtorine e Pergjithshme Ndihmes Ligjore Falas ( MD ) , Seminar per Ndermjetesimin si Alternative e re per zgjidhjen e konflikteve ku Aktmarreveshja e arritur midis Paleve, brenda 30 diteve, eshte Titull Ekzekutiv dhe me kosto minimale. Objektivi i ketij aktiviteti me Avokate e Ndermjetes ne Durres, është të kontribuojë në zhvillimin e sistemit të ndërmjetësimit si një alternativë profesionale, cilësore dhe e besueshme ndaj Gjykates Rrethit Gjyqesor Durres. Pra qytetaret durrsak, në një periudhë afatshkurtër, do te kete kete alternative perzgjidhjen e halleve e problemeve te tyre, ndersa Dhoma Kombetare e Ndermjetesve,mekete Projekt, do forcoje e do rrise kapaciteteve të ndërmjetësve, Drejtuesit Gjyates dhe Prokurorise Durres, respekttivisht Z Paulin CERA dhe Anita Jella dhane dakortesine per mbështetjen e sistemit të ndërmjetësimit në arritjen e standardeve më të larta të profesionalizmit dhe besueshmërisë dhe rritjen e të kuptuarit dhe ndërgjegjësimit të përgjithshëm , per të referuar rastet tek Dhoma Lokale Ndermejtesimit Durres, sidomos ne ceshtjet tregtare , pronesore dhe ne zbatim te Kodit per te Mitur.

Gjate moderimit, Kryetarja e DHKN, znj Drita AVDYLI gjate Seminarit, argumentoi se rezultati pozitiv i EmPoMe, me donator Agjensine Austriake, nuk do të matet thjesht me rritjen e referimit të rasteve në ndërmjetësim nga gjykatat dhe publiku, por do rikthej besimin e Publikut tek Drejtesia dhe ne uljen e ngarkeses se gjyqsorit, sidomos tani pas zbatimit te Hartes se re te Gjyqesorit.

Nje pike e rendesishmeishte lidhja e Memorandumit te Bashkepunimit e Dhomes Ndermjetesimit me Drejtorine e Ndihmes Ligjore Falas,te Ministrise se Drejtesise,z Ergys Qirici shprehu se  ne Gjykates e Durresit pervec Avokatit falas do te kete Ndermjetes falas per shtresat vunerabel. Avokatet durrsake, ne takim, diskutuan dhe hodhen sugjerime per kete forme te re ligjore per zgjidhjen e mosmarreveshjeve ndersa Dhoma Kombetare e Ndermjetesimit te rrise ndergjegjesimin dhe fushaten e sensibilizimit.

Previous articleZgjedhjet e 14 Majit, Flutura Açka: Në Tiranë jam me Ronald Bejkon, do të mbështes vetëm kandidatët që kanë logon e PD
Next articlePse Berisha ka vendosur t’ia lërë partinë me testament Ilir Metës?