Home Opinion Dhjetë mësime nga dështimet në jetë

Dhjetë mësime nga dështimet në jetë

alqi kadenasiPërkthyer dhe përshtatur në shqip, prej gazetës Huffington Post)
Alqi.Kadenasi
Bota është e mbushur me dështime. Ato janë kudo. Ndodh të goditet makina juaj ndërsa ju e keni lënë atë sipas rregullit në parkim dhe nuk keni as kujt t’i kërkoni llogari, pasi dëmtuesiështë larguar. Nxitoni që të arrini autobuzin, pasi e keni me shumë ngut, por ai mbyll dyert dhe largohet. Ju mbeteni në rrugë. Një dështim i juaji nuk ështëi lidhur dhe i kufizuar me të huaj të rastit apo dhe me kalimtarë të pa fajshëm. Ka raste të tjera kur ju dështoni të ndani apo dalloni tek dikush, fyerjen që po ju bëhet, nga një shaka e mundëshme e tij ndaj jush. Shumë njerëz, bëjnëshpesh gjëra mjaft tëbukura e që nuk mund t’u bësh asnjë koment negativ në raport me të tjerët. Ndoshta persona të tillë, as nuk kanë dashur ta mendojnë vërtetëqë të fyejnë dikë. Ndoshta nuk janë njerëz tëkqinj , por duket se atyre u ka shkuar dita keq. Në këtërast, këta persona thjeshtë e qartë, kanë dështuar në komunikimin me ju. Por ka një kategori tjetër njerëzish, qëi takojnë rrethit të nëntë të ferrit të Dantes. Këta janë ata që nuk kanë asnjë konsideratë për çdo gjë që ka të bëjë me ndjenjat e të tjerëve. Ata nuk do të lënë pa bërë asgjë për tëpërfituar në rrugën e tyre nga një situatë e keqe e juaja. Ata do të dëshirojnë që ta thyejnë zemrën tuaj, qoftë vetëm një herë, për të treguar se janë në zotërim të saj. Nuk është ndonjë fat i madh, që të kesh njerëz të tillë në jetën tënde. Megjithatë, gjithkush, mëson edhe prej tyre. Shumkush, mëson se jeta e tij duhet të përmirsohet dhe prej saj ai duhet të marrë më të nirën.Këto mësime, janë mësime që secili i merr përmes dështimeve në jetën tuaj.
1.Mësohuni që të ringriheni vetë.
Në mënyrë të natyrshme ,ju duhet të mësoni për të mos imituar kënd ,apo për ta barazuar veten me ndokënd tjetër. Ju duhet tëzhvilloni vetmbrojtjen ,të jeni të durueshëm por dhe shtylla kurrizore e juaj duhet tëjetë e drejtë, e rregullt. Zëri juaj nukduhet të humbasi në bisedë. Kur ju dëshironi që njerëzit t’ju dëgjojnë, ata do tju dëgjojnë. Sikundër edhe këshillohet shpesh, zëri nuk duhet të jetëi tillë që të ngjallë frikë, por, sidoqoftë, ai duhet të jetë imponues. Kur ju silleni në këtë mënyrë, ju zbuloni një anë tjetër tuajën, anë që as do ta kishit menduar se ishte e mundur, deri sa ndodhi që bota u rrëzua në këmbët e tua e ju u detyruat që të ringriheshit. Sepse, për fat të keq, ju nevojitet pak shkundje dhe zëri i përvojës, për tëqënë mëi sigurt për të ardhmen.
2.Mësoni së pari, të shikoni ç’është më e rëndësishmja për ju.
Të tillë janë miqtëtuaj. Familja juaj. Çdo gjë tjetër e rëndësishme për ju. Gjërat e tjera tuaja të rëndësishme. Mësoni të pëlqeni e të kini për zemër ndjenjat pozitive të tyre ndaj teje. Kur diçka e keqe ndodh me ta, ështënjëherësh si një diçka e keqe, qëpo ndodh me ju.Këta janë njerëzit qëmendojnë më shumë për ju , që kanë qënë me ju në kohë të mira dhe të vështira. Ata kanëfestuar, qeshur, bërtitur, bashkë me ju dhe arritjet e tyre janë gjithashtu dhe arritjet tuaja. Në një kuptim, dikush që kërkon t’i bëjë keq atyre , ju ka bërë keq edhe ju.
3.Mësoni se si të mos lëndoheni nga vuajtjet e të tjerëve.
Nganjëherë ndodh që njerëzit thonë diçka të ashpër apo bëjnëdiçka shumë të keqe,në praninë tuaj. Por njëherësh ,ajo nuk ka të bëjë fare me ju. Ju, vetëm se ishit atje në vendin e gabuar në kohë të gabuar. Njerëz si ata , thonë të tillagjëra ,apo bëjnë tilla veprime , thjesht sepse ata janë duke vuajtur dhe kanë nevojë që, këtësituate,ta marri vesh dikush, siç mund të ishit edhe ju.Ne nuk mund të themi se të gjithë bëjnë kështu apo se kjo është e drejtë, por kjo ndodhdhe jo vetëm njëherë.Ne kemi nevojë të besojmë, kur gjykojmë këta njerëz, se ata ndjehen gjallë me dhimbjen e tyre ,duke u përpjekur të merren me të, por thjeshtë nuk dinë si ta trajtojnë atë.
4.Mësojeni se, ju nuk mund të ndihmoni dike, që nuk don të ndihmohet.
Nonjëherë, pa marrë parasysh se sa ju doni për të ndihmuar dikë ose se sa ju mendoni se këshilla juaj do ta ndihmojëatë , personi nuk e do ndihmën , ai nuk lëkundet në qëndrimin e vet dhe thjeshtë e refuzon ndihmën e acarohet me ju. Ne e pranojmë ndihmën, vetëm kur mendojmë se e meritojmë atë dhe njëherësh edhe sepse kemi nevojë për të . Ju mund të provoni që të lëvizni një mal, por as mali nuk lëviz, në qoftë se ai nuk nis të lëkundet.
5.Mësoni se ndonjëherë, njerëzit janë dështim i vërtetë.
Asgjë nuk i shpëton ata. Këta janë mëirituesit e grupit të atyre që dështojnë. Kjo kategori e dështakëve, janënjerëz të cilët gëzojnë, duke qenëtë potershëm. Ata zjejnë në kazanin e tyre të dramës personale, ndërsa ai vlon e mund të djegë edhe ata që janë pranë tij.Ata fillojnëzhurmën.Nisin, duke përhapur thashethemet e tyre. Këto janë, njerëz tmerrësisht të mërzitshëm dhe janë gjithmonë në kërkim për të shkaktuar probleme dhe në qoftë se, për fat, ju jeni në rrugën tuaj.Ndërkaq , kjo situatë ,sipas Ëillam Gibson,është një mundësi e mirë për vetkontroll. SipasËilliam Gibson: “Para se tëdiagnostikoni veten me depresion apo vetëbesim të ulët, së pari sigurohuni që në të vërtetë ju nuk jeni nën presionin e një dështimi apo dështaku.”
6. Mos harroni se ka gjithmonë njerëz të mire, të cilët do të shfaqen për t’iu ndihmuar, tamam kur edhe keni nevojë.
Në jo pak situata, njerëz të rastit duket se na vijnë pranë nga askund, për të ofruar një fjalëa këshillë, një pjesë të vogël të mirësisë së tyre, një vlerësim të përbashkët për jetën. Është shumë tërheqëse e interesante një thënie nga Rumi: “Jetoje jetën,duaje atë, ashtu si vjen edhe kur ajo vjen e manipuluar në favorin tuaj”.Sepse kur ju jeni të lumtur, apo kur ishmangni vetes humorin e keq, shikoni se çdo gjënis e shkon për bukuri. Në këto raste,secili ndjehet i çlodhur dhe në fakt edhe plotësisht i vëmëndshëm ndaj mirësisësë të huajve.Shumçka shkon e vjen, dhe mirësia nuk është përjashtim.
7-Mësoni që të falni dhe të harroni.
Ose, të falni ,por të mos harroni përgjithmonë.
Tëharrosh ,është të lëvizës përpara. Ka gjëra që njerëzit nuk mund as t’i falin dhe as t’i harrojnë.Por me kohë, është më mirëtë falësh , kështu që ju mund të jeni në paqe me veten dhe të shkoni më tej, në vend që të mbani mbi vehte shumë keqardhje, zemërim, urrejtje, xhelozi, apo emocione të tjera që do të vijojnë deri sa të jeni gjallë.Realizimi i paqes me veten,është pjesa më e rëndësishme. Por ndonjëherë, ka disa kujtime , disa veprime që ju kanë sjellë dhëmbje e që janë me aq shumë kuptim e ndikim në zemrën tuaj ,sa që as koha dhe as ju nuk mund të bëni gjë që të hiqni atë dhëmbje .Në këtë rast ju bëheni pjesë e dhëmbjes dhe duhet të mësoni si ta duroni atë përgjithmonë.
8-Vlerësoni ata njerëz që ju tregojnë rrugët si ju të përmirsoheni edhe kur ju nuk i dalloni ato rrugë.
Shumë shpesh,ju nuk dini arsyen e vërtetë tëdështimit .Dhe kjo, zakonisht, ndodh vetëm kur ju doni diçka, më shumë se veten tuaj.Këta njerëz,janë ata që pa u lodhur dhe me këmbëngulje , ndikojnë tek ju që të thoni e të bëni gjëra më të mira. Këta njerëz janë ata që ju nuk ivlerësoni deri sa të shikoni se ,gjithçka që kanë thënë,është realizuar. Këta janë njerëz që,si rregull, nuk kanëqënëdështakë në jetën e tyre ,ndonëse e kanë kaluar atë prag, për të qënë vetëm njerëz të mirë. Ata janëtë shkathët e të mençur dhe dinë se çfarë është më e mira . Ata nuk do të zgjidhnin, më e pakta, për të humbur. Ata ju nxisin juve tëmos zgjidhni asgjë më pak se ata vetë në jetën e tyre. Ata deri diku, shohin nëpërmjet jush, pikërisht thelbin e asaj që ju jeni. Dhe ndërkohë, ata e kanë gjetur shkopin magjik , pasi ata kanë gjetur se shpirti juaj ka nevojë për inkurajim, këshilla, dashuri. Ata ju ndjekin dhe zgjojnë potencialet tuaja deri në atë, që quhet pika e thyerjes e nganjëherë edhe pas saj. Pas kësaj, ju ndjeheni shumëmë mirë, ndërsa kuptoni se kush ishin ëngjëjt tuaj kujdestarë të cilët ju ngritën nga toka ku ishit shtrirë , ju shkundën e ju hoqën pisllëkun dhe ju futën në mes njerëzve duke ju vështruar, se si me kohë, tejkaluat edhe prirjet tuaja të papranueshme. Kjo do kohë e fatkeqësisht, matet vetë me rezultatet. Mund tëduhen ditë, javë, muaj, vite. Por për aq kohë sa ju nuk e keni gjetur këtë person, këtë model, që ju nxit drejt suksesit , ju asnjëherë nuk do të ndjeheni mirë.
9. Mësoni për të kontrolluar emocionet tuaja – për mirë apo për keq.
Ne pa ndonjë vështirsi , mund të rendisim apo numërojmë rastet, që kemi humbur kontrollin e emocioneve apo shpërthimeve tona. Edhe pse ka njerëz që nuk i besojnë ndjenjës së keqardhjes, herë herë , edhe ata do tëkishin dëshiruar qësituatat të kishin përfunduar ndryshe . Është shumë e vështirë për ta kontrolluar emocionet tona e shpesh e pamundur. Ka situata emocionale që nxiten nga deklaratat dhe veprimet e atyre që na rrethojnë,ndërkohë që ne vetëi ngjajmë kazanit që po zien. Pra, të qënit në anën tjetër,është edhe më keq. Fatmirësisht, kur ndodhin situata si kjo e kur kaosi në pjesën e jashtme duket se hedh hije në brendësi të çdo gjëje ,është koha kur ne duhet të shohim përbrënda. Na duhet që të shohim thellë brenda vetes dhe të mësojmë se si të gjejmë qetësinë e brëndshme, paqen e brendshme dhe qartësinë në mendimet tona. Ose, në rastin më të keq, do të gjejmë pergjigjenvetëm kur të kalojnë orë të tëra pune e truri ynë të punojë pa na pyetur fare.
10. Ndërsa dështimi ju thyen zëmrën, ju mund ta kapërxeni këtë gjëndje.
Por, jo i vetmuar, e dilni prej saj edhe më i forte. Vetmija pas një dështimi, është gjëja më e keqe.Shumë netë,na ndodh, të jenë krejtsisht vetmitare. Ndjenjae vetmisë dhe pavlefshmërisë, na zhvlerëson gjithë ditën, deri sa vjen koha të shkojmë për të fjetur . Thyerja e zemrës lëndon.Shqetësimet lëndojnë. Dështimet lëndojnë .Por pjesa më e rëndësishme për të mësuar nga e gjithëkjo ,është se zemra ,pas lëndimit, çuditrisht bëhet edhe më rezistente. Thyerjet e zemres jane si stervitje per zemren. Kur dikush ju thyen zemrën , kur ai ju sjell dështimin, ju mësoni më shumë për veten tuaj se sa kur ju jeni në mardhënie miqsore me dikë. Këto situata ju mësojnë të jeni elastik. Bile shpejt, ju do të keni edhe hobet tuaja.Pa asnjë dyshim do të fitoni miq,që do t’u mbështesin sërisht, pa asnjëkusht . Në thelb, një zemër e thyer nga një dështimështë, ndonse për fat të keq , lloji më i mirë i mësimit që ju duhet të merrni. Është një mësim, që ju bën përherë mirë, ju forcon dhe ju ngre përsëri. Nga çdo dështim, ne marrim një mësim të veçantë. Por të gjitha dështimet, si do qofshin ato, na mësojnë një gjë të përbashkët. Na, mësojnë të vlerësojmë atë që kemi. Na mësojnë se, jeta është e shkurtër dhe nuk duhet të humbasimasnjë çast për njerzit që nuk e meritojnë. Edhe pse jeta bën tëvetën , ajo të thith energjitë e kushtimin tënd , ne e kemi aftësinë për tëlarguar nga jeta jonë, të tillë njerëz, që nuk duhet të jenë aty, që nuk e meritojnë kujdesin e vëmëndjen tonë. Gjithmonëështë e rëndësishme, që ne të kuptojmë se, jetën tone, ne duhet t’ia përkushtojmë njerëzve që duam , gjërave që jemi të pasionuar dhe ta jetojmë çdo ditë për më të mirën tonë.