Home Opinion Dhe një krim tjetër nga serbët për në gjyqin e Hagës!…

Dhe një krim tjetër nga serbët për në gjyqin e Hagës!…

ilir pajaNga Ilir Paja / Pothuaj gati, sa nuk po nisnim të shtynim larg në kujtesë praninë serbe mbi një shekullore në trojet tona…Pothuaj; gati sërish kishim nisur të uleshim në negociata me ndërmjetësinë e BE dhe organizmave të tjera, që veprojnë në Kosovë.Por mbi të gjitha “pothuajset”, harruam diçka! Deklaratën e fundit bërë nga Parlamenti Serbisë se : Kosovën s’do ta njohim dhe pranojmë kurrë! Se çfarë përfaqëson tani, mot e mas moti Kosova, kjo dihet! Një Republikë që po i afrohet shtetit të 100, që po e njeh.Tani përfaqëson një shtet më shumë,sepse ka një atdhè amë dhe vetë është biri më burrëror i saj! Në Preshevë, që pas mbarimit të konfliktit në qendër të qytetit ngrihej lapidari i të Rënëve, pra djemtë e UÇMB. Dhe këta djem,ku trupat e tyre prehen ende jo në paqe, ngaqë shkjau jo vetëm i mallkon, por duket se kërkon “ç’varrimin e tyre”…Mbërrin akti i një kobëzie , ku vetë ringjallja do vetëvritej: heqja e monumentit të të rënëve për atdhe!Dhe kjo, dhe për një arsye patologjike, ai i pastrimit të kahershëm etnik.Se cilët janë serbët, që kanë lindur për t’u ngulur migrueshëm mbi trojet e Kosovës, besoj se nuk është e vështirë t’i kuptosh.Duket se nga të gjitha llojet e migrimeve, ky i serbëve dallon, sepse quhet pushtim shfarosës! E kuptoj dhe duhet të kuptojmë të gjitha reagimet zyrtare, dhe jo të tilla.Por, kur kauza është “Shqipëria ballkanike Nesër”, këtu s’duhet të ketë “qejf mbetje” zgjedhore e pas zgjedhore.Mjafton arsyeja e kremtimeve të 100 Vjetorit të Pamvarësisë, që të kuptojmë vërtet një Rilindje Kombëtare dhe Jo Politike! Në një orë pa orë, në një të dielë pushimi pa pushim, një skuadër e blinduar duke mbuluar deri dhe fytyrën…e armatosur deri në asht historik, rrethon qendrën e qytetit, dhe me mjete inerte lodhur dhe ndryshkur nga një mplakje pa trashëgimtarë heq, shkul, “lufton”, “vritet”,vret, friget, ndrojtet, makthet, para lapidarit të heronjve tanë. Thellë-thellë, pothuaj të gjithë analizat, deri dhe bota politike si e Kosovës, por dhe ajo pan shqiptare do ulet deri dhe në emisione TV, për të kuptuar, se ç’po ndodh!…Do jepen versione nga më të ndryshmet, do kemi boll hapësira studiosh,që të rrahim e jo pak të na “qëllojnë” mendimet e të tjerëve. Si fillim mjafton të kthehemi pak prapa! Pafajsia e liderit Haradinaj. Raporti statistikor mbi kriminelë lufte dënuar nga Haga.Dhe po të jemi realistë dhe përtej nderit dhe së drejtës, vetëm Ne shqiptarët nuk shfaqemi gjëkundi në brengat ballkanike të Edit Durhamit si fyes, plaçkitës, e akoma më keq vrasës.Kjo ka arsyen e vet etnike. Nuk kemi vuajtur nga kompleksi i të “huajit”, e as ardhësit.Në këtë mbi një shekull shtet, po shohim,që hapësira shqiptare në rajon po shtriqet plot mallshëm etnikisht! Të heqësh një lapidar…ta vjedhësh mes të ditës, ta plaçkitësh historinë e një qyteti dhe kombit të tij!Ta ngresh duke e “ruajtur” me aq forca milicie speciale, sa na kujton represionin e ish armatës jugosllave dikur në Kosovë. Të gjithë kujtojmë përdita dikur konferencat për shtyp të liderit udhëheqës të Kosovë I.Rugovës, i cili informonte shypin e huaj mbi proceset politike në gjykata mbi aktivistë të Pavarësisë. Mos të harrojmë dhe “katër kohët” e një moti simfonik të shqiptarëve atje, ku çdo stinë ishte vdekje lindjesh dhe lindjesh nga vdekjet!E tani mbërritshim në Luftën e 98-99.Të shpërngulësh rreth një milion njerëz, kjo duket se ishte më e kobshme se varret masive në Bosnje.Por të dyja rastet kanë një “gjak”…mbi varre dhe në tokë pa njerëz të mbijnë helmeta! Qyteti pa gjithçka…E ndoqi lapidarin tek e “shtynin” mbi karroceri si të ishte i mbijetuari i fundit në një reprezalje të tillë…E morën.E nisën për diku…E dinë, se ku do e çojnë…Atje, ku ende s’kanë gjetur njeriun shqiptar për një varr, të cilin e mbajnë hapur…Kushedi hamenden! Mos ndoshta Kosova do dojë sërish një hasëm real, e jo tani e tutje vetëm politik…ndoshta, por duket se armiku politik, do na kthehet duke na kërkuar ndjesë përmes një urrejtjeje të heshtur e plot mallkime deri dhe “kryqëtare”… Me lapidarin me vete,na lanë aty jo një vend të zbrazët, por një komb që do nisë një pelegrinazh, ashtu siç bëjnë ata me presidentin e tyre, që vijnë në kishat e tyre brenda Kosovës, jo për t’u falur, por për lutje.Dhe “lutja” e tyre duket se nuk ka dëshira shpirtrore,sesa mallkime brenda qiellit e dhèut Kosovë. Të shkulësh një përmendore ka kuptime të shumta, por mendoj se i vetmi kuptim do ishte: Tani që nuk vrasim më , e si dënojmë dot, tani që s’bëjmë dot asgjë, atëherë të rivrasim! Jemi të gjithë dëshmitarë, të një zgjimi jo utopik dhe, jo iluzionist mbi një shtet-një komb.Kuptojmë, se dhe për nismën politike me dëshirë përtej asaj qeverisëse nga subjekte të tjera, të cilat mund të sugjerojnë teknikisht, por jo të mbërrijnë në akuza me tendenca nihiliste, mbi pajisjen e kudo bashkëkombasve me pasaportë “një komb një shtet” si nëntekst i kësaj pan dëshire, do kuptojmë dhe diçka; Ringjalljen! Dhe nëse unifikimin e shohim si detyrë identiteti dhe jo për “risi” patriotizmi, na duhet të mendojmë dhe për të rënët. Sepse ata nesër marrin statusin e heroit të KOMBIT dhe jo vetëm të Kosovës, a të Maqedonisë…Përtej të gjitha interpretimeve ,të cilat nuk do na lodhin në idenë tonë mbi fqinjët, ky i shprehur më lart do jetë më reali, sepse këtë fqinjin Verior e njohim! Madje këtu nuk hyjnë në punë as analizat psikologjike e sociologjike.Na kanë dënuar aq shumë për “faje” shqiptarie, sa tani kur shohim që vjedhin një lapidar, na e merr mendja se çdo ndodhë…Do ulemi në bisedime me një hero më shumë dhe ata me një proces të ri si ri-vrasës për gjyqin-tribunalin e Hagës!

Previous articleA po luan PS-ja me votën e durrsakëve?
Next articleHekurudha, Bashkitë e komunat duhet të shembin 237 kalesat e paligjshme