Home Aktualitet Dha dorëheqjen si drejtues i Portit të Durrësit, qeveria i jep Agron...

Dha dorëheqjen si drejtues i Portit të Durrësit, qeveria i jep Agron Tares postin e rëndësishëm

Këshilli i ministrave ka emëruar si zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Agron Taren, ish-drejtorin e Autoritetit Portual Durrës. Kujtojmë se vetëm pak muaj më parë Tare dha dorëheqjen për arsye personale si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës.

Po ashtu është liruar nga detyra si zëvendës ministër Arsimi, Sportit dhe Rinisë, Redi Shtino dhe është emëruar në vend të tij pedagogu Olti Rrumbullaku.

Ndërkohë që zëvendës ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve është emëruar edhe Nina Guga, e cila ka qenë drejtoreshë e gjimnazit “Qemal Stafa”.

Vendimet

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Agron Tare emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Nina Guga emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Oltion Rrumbullaku emërohet zëvendësministër i Arsimit, Sportit dhe Rinisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Previous articleShkarkohet nga detyra kryetarja e Gjykatës Administrative Durrës
Next articleKëto janë 5 shenjat e zodiakut që bien në dashuri me shikim të parë