Home Kronika Detaje të reja nga vrasja e Klodian Rashës, ekspertiza: Plaga në kokë...

Detaje të reja nga vrasja e Klodian Rashës, ekspertiza: Plaga në kokë është hapur nga…

Detaje të reja janë zbardhur nga ekspertiza mjeko-ligjore pas vrasjes së Klodian Rashës. Pas këqyrjes së trupit të pajetë të të ndjerit dhe sipas relacionit për masë sigurie që ka bërë prokuroria ndaj policit është arritur në përfundimin se Rasha nuk ka marrë asnjë plumb në kokë. Ajo që bëhet me dije është se plaga në kokë është hapur nga mjekët për ekspertizë.

E gjithë arsyeja e ndërhyrjes sipas tyre ka qënë marrja e një kampioni nga truri, për të nxjerrë me ekzaktësisht shkakun biologjik të vdekjes së Klodjan Rashës.

Prokuroria tashmë është në pritje të ekspertizës për gjurmët e gishtërinjve tek arma nëse ajo ka qenë në dorën e Rashës.

SOURCEbulevard news
Previous articleA të mbron Vitamina D nga infektimi me COVID-19? Ja çfarë thonë ekspertët britanikë
Next articleAmbasadori gjerman jep mesazhin e rëndësishëm për Shqipërinë