50-vjeçari që u plagos këtë mesditë në Tiranë është paraqitur vetë në spitalin e Traumës. Ai po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, por nuk dihen detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç. Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.