Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i mesditës së sotme ku 40-vjeçari Dan (Ramazan) Hutra ekzekutoi mesditën e sotme me armë zjarri motrën e ish-gruas së tij Mevlute Hysa 30 vjeçe dhe Hasime Dafku 30 vjeçe kunata e ish-gruas së tij, e fejuara e vëllait të saj.
Burime bëjnë me dije se Dan Hutra ka patur konflikte të vazhdueshme me bashkëjetuesen e tij, Elena Hysën.
Kjo e fundit është larguar nga banesa e tij nga sherret dhe ai ka shkuar në banesë për t’i kërkuar lekët e shpenzimeve që kishte bërë për të, rreth 500 mijë lekë të reja (5 milionë lekë të vjetra).
Menjëherë në atë kohë është thirrur policia e zonës që e ka arrestuar Hutrën për dhunë ndaj bashkëjetueses dhe aty kjo ka marrë urdhër mbrojtje. Edhe vetë Elena Hysa njihet si problematike pasi është akuzuar për mashtrim.
Hasime Dafku, usja e shtëpisë (gruaja e vëllait të ish bashkëjetueses së Hutrës) kishte vetëm një muaj që ishte martuar.