Home Kosova Dështon votimi, rihapet konkursi për bordin e RTK-së

Dështon votimi, rihapet konkursi për bordin e RTK-së

largea_kuvendi1359532829Konkursi për anëtarët e Bordit të RTK-së do të rihapet sërish për shkak se as në votimin e sotëm asnjëri nga kandidatët nuk ka marrë numrin e mjaftueshëm të votave.
Nga 106 deputetët që ishin prezentë në sallë, 47 kanë votuar për Mustafë Halilin dhe 20 për Blerta Zeqirin.
39 vota kanë qenë të pavlefshme.

* * * * *

Sot i vazhdon punimet seanca e ndërprerë e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zgjidhen 2 antarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës si dhe anëtarët e Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media.

Ndërkohë nesër mbahet seanca e radhës, ku para ligjvënëseve do të raportojë kryeministri, Hashim Thaçi, për takimin e fundit me kryeministrin serb, Ivica Daçiq.

Previous articleObama kërkon me ngulm reformat në imigracion
Next articleMaqedoni: Takohen Thaçi dhe Gruevski