Home Aktualitet Dështon mbledhja e këshillit bashkiak, PD dhe PS nuk bien dakord për...

Dështon mbledhja e këshillit bashkiak, PD dhe PS nuk bien dakord për sistemin e taksave vendore

keshilli bashkiakKa dështuar pa u mbledhur Këshilli bashkiak i Durrësit ditën e djeshme pa dhënë ndonjë arsye zyrtare. Njoftimi për mbledhje dhe pak orë para se të fillonte për shtyerje është bërë nga sekretarja e këtij këshilli, e cila në njoftimin e dytë nuk ka bërë të ditur arsyet e kësaj shtyerje dhe aq më shumë datën se kur mund të mblidhet. Burime nga të dyja kampet kanë bërë të ditur se arsyeja ka qenë mosgjetja e një marrëveshje për pikën e parë të rendit të ditës që kishte të bënte me miratimin e sistemit të Taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Durrësit. Por pikë e diskutueshme mund të ketë qenë edhe miratimi i ndryshimit të VKB nr 79 datë 10.05.2006 “për miratimin e strukturave organizative dhe rregullorve të brendëshme të funksionimit të ndërrmarrjeve dhe institucioneve” në varësi të Bashkisë së Durrësit. Ky nuk është rasti i parë që mbledhja e këshillit bashkiak bëhet lojë kungulleshash. Fakti që PD-ja komandon këtë këshill bashkiak me aleatët e ka kthyer këtë të fundit në makinacione lojrash politike për të prishur imazhin e bashkisë dhe pse vetë demokratët shprehen se më shumë po humbasin pikë para qytetarëve.

Previous articleKlodiana Spahiu: Politika shëndetësore e qeverisë ka dështuar
Next articleFlet kryetari i partisë socialiste të Rrethit Durrës Gentian Bejko: Partia Socialiste e ka të sigurtë fitoren në zgjedhje. Do të bëjmë ndryshime rrënjësore