Home Bota Dëshmitë e ushtarëve të evakuuar nga fabrika e çelikut: Kanë ikur nga...

Dëshmitë e ushtarëve të evakuuar nga fabrika e çelikut: Kanë ikur nga një ferr në tjetrin

Luftëtarët ukrainas brenda fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol për javë të tëra kanë luftuar kundër forcave ruse.

Sipas CNN, të premten, Rusia pretendoi se ushtarët e fundit brenda ishin dorëzuar duke e vendosur fabrikën e madhe të çelikut dhe qytetin nën kontrollin rus. Ndërkohë Ukraina nuk e ka konfirmuar këtë pretendim.

Në videot e postuara në internet duken luftëtarët e mbetur duke u larguar nga fabrika e çelikut një ditë pasi një komandant ukrainas brenda bëri ​​një video mesazh duke urdhëruar ushtarët të ruanin jetën e tyre dhe t’i jepnin fund mbrojtjes së Mariupolit.

Ata të cilët u evakuuan janë tashmë të burgosur lufte në Republikën e vetëshpallur Popullore të Donetskut dhe disa nga familjet e tyre më në fund kanë filluar të dëgjojnë lajmet për të dashurit e tyre.

Një grua ukrainase Natalia Zarytska ka treguar se burri i saj ishte në mesin e luftëtarëve në Azovstal dhe më pas u evakuua. Zarytska tregon se sipas saj tashmë ai ka kaluar sa në një ferr në një tjetër.

“Burri im më shkroi dy ditë më parë. Situata është vërtet e vështirë dhe e tmerrshme. Burri im është rrugës nga një ferr në një ferr tjetër”-tha ajo.

Mariupol ka qenë nën rrethim për gati tre muaj, me një pjesë të madhe të qytetit port jugor nën pushtimin rus që nga mesi i prillit. Luftëtarët e fundit ukrainas janë strehuar brenda fabrikës së çelikut që atëherë, së bashku me deri në 1000 civilë. Evakuimet për civilët filluan më 1 maj.