Home Bota Deshën të kalojnë binarët e trenit, ukrainasit organizojnë pritë për rusët –...

Deshën të kalojnë binarët e trenit, ukrainasit organizojnë pritë për rusët – i eliminojnë një nga një

Ukrainasit kishin organizuar pritë për një grup të ushtarëve rusë, të cilët po tentonin të kalonin binarët e trenit në një zonë malore.

Gjithçka filloi kur tre prej tyre me pushkë automatike në duar ngjiten kodrës pasi kaluan binarët – duke mos e ditur se ishin nën llupën e ukrainasve.

Sapo u shfaqën para syve të tyre filluan t’i qëllojnë duke i vrarë, më pas ekipi tjetër që ishte prapa tyre dhe nuk e dinte se çfarë po ndodhte iu afrua të njëjtit vend – por edhe ata kishin të njëjtin fat.

Pamjet janë filmuar nga ajri ku shihen ushtarë rusë duke u qëlluar me armë nga ukrainasit që kishin organizuar pritë – duke e ditur se do të tentonin të kalonin binarët.

E për t’u siguruar se nuk do t’i shpëtojnë sulmit, ukrainasit hodhën edhe granata nga dronët me të cilat i eliminuan përfundimisht.

Previous articleAskush nuk guxon të kërcënojë Altin Dumanin dhe një ‘aleancë’ e panatyrshme!
Next articleE mitura ngre në këmbë policinë e Pogradecit: Mamaja ime ka humbur