Home Kosova Derrat i presin rrugën makinës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, 1 person mbetet...

Derrat i presin rrugën makinës në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, 1 person mbetet i plagosur

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Kosovë, ku një automjet është përplasur me një tufë derrash e për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti mësohet se ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

Sipas policisë së Kosovës, aksidenti ka ndodhur afër fshatit Duhel të Suharekës, ndërsa menjëherë pas shkuarjes në vendin e ngjarjes, Shoqata e Gjuetarëve ka larguar derrat nga rruga dhe qarkullimi i automjeteve është normalizuar.

“Ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën Ibrahim Rugova, përkatësisht në Duhel, një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës në lidhje me këtë aksident.