Home Rajoni Der Standard: Serbët dhe shqiptarët po mprehin shpatat

Der Standard: Serbët dhe shqiptarët po mprehin shpatat

thaci“Mprehin shpatat para dialogut me 17 janar”. Kështu e titullon një artikull analitik kushtuar dialogut Kosovë – Serbi, gazeta austriake Der Standard.

Secila palë po përpiqet të përmirësojë sa më shpejt pozicionin e saj për bisedimet e 17 janari midis kryeministrit të Kosovë Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.

Kjo është arsyeja që këto ditë, të dy palët kanë filluar manovrat e tyre. Kështu, Qeveria e Kosovës nuk i lejoi presidentit të Serbisë Nikoliq, vizitën në manastirin e Graçanicës në Kosovë me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ndonëse të njëjtën ia kishte lejuar ish presidenti Tadiç.

Kjo, ndërkaq, u bë shkas që Nikoliq të drejtojë fjalë kërcënuese kundër BE-së që po ndërmjetëson këtë dialog.

“Bashkimi Evropian tregoi fytyrën e vërtetë” tha Nikoliq.

Gjendja u acarua kur të hënën Polica e Kosovës arrestoi edhe nëntë rojat e Aleksandër Vulinit, drejtorit të zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Ka disa muaj që janë shtuar provokimet nga ana serbëve të veriut dhe kosovarëve në jug të Serbisë. Si pjesë e strategjisë politike para bisedimeve në Bruksel, mund të interpretohet edhe zënka për lapidarin përkujtimor të ushtarëve të vrarë të UÇPMB-së në Preshevë.

Në të vërtetë, në takimin e 17 janarit në Bruksel do të flitet për serbët e veriut dhe jo për shqiptarët në luginën e Preshevës. Daçiqi po dëshiron për komunitetin serb në veri të arrijë jo vetëm autonominë kulturore që e parashikon plani i Ahtisarit, por edhe autonomi territoriale për ta.

Duke qenë se kjo kundërshtohet nga pala kosovare, është plotësisht e paqartë se si do të arrihet kompromisi në këtë çështje. Në këtë kontekst duhet parë relevanca e Luginës së Preshevës, e cila gjithmonë mund të futet në lojë si opsion baraspeshe, qoftë për këmbim të territoreve, qoftë për atë që shqiptarët atje të fitojnë autonominë në masën e njëjtë me serbët ne veri.

Në këtë element, Qeveria kosovare ka edhe ndihmën e Shqipërisë. Kryeministrit Sali Berisha ka deklaruar se Qeveri serbe nuk po tregon aspak respekt për martirët e kombit shqiptar.

Berisha, ditët e fundit, ka nxjerrë edhe tone të tjera nacionaliste. Ai ka premtuar se do të mundësojë shtetësi dhe pasaporta për të gjithë shqiptarët kudo që janë. Ditëve të fundit ai foli edhe për një ligë të përbashkët kombëtare të futbollit.

Previous articleKryengritësit sirianë lirojnë pengjet iraniane
Next articleNjë set i mrekullueshëm fotosh nga Irina Shayk