Home LifeStyle Deputetja porosit ruset: Mos bëni seks me të huajt!

Deputetja porosit ruset: Mos bëni seks me të huajt!

Një ditë para se të fillojë Botërori në Rusi, deputetja ruse ka lëshuar një porosi të fortë për femrat e vendit të saj. Përmes një intervistë në një radio, deputetja kërkon të nxisë bashkëkombëset e saj të mos kryejnë marrëdhënie seksuale me të huajt gjatë Botërorit.

Duket se deputetja, Tanmara Pletnyova mbetet shumë konservatore sa i takon racës ruse, ndërkohë ka shtuar se nëse kanë nevojë për marrëdhënie, më mirë të gjejnë një nga raca e njëjtë.  Në fund ajo deklaroi se fjalët e saj nuk janë të nxitura nga nacionalizmi.

“Nëse kanë vërtetë nevojë, më mirë të gjejnë një partner nga raca e njëjtë. Ndonjë fëmijë i lindur si pasojë e këtyre marrëdhënieve seksuale sjell pasoja të rënda psikologjike, pasi ata nuk vijnë në jetë si pjesë e një dashurie”-tha ajo.

Në bazë të statistikave, Rusia rezulton të jetë vendi më i rrezikuar nga sëmundjet e HIV në Evropë dhe normat e saj mbeten me një trend gjithnjë në rritje.

Më shumë se gjysma e infeksioneve në Rusi ndodhin si rezultat i shkëmbimeve heteroseksuale. Pritet që numri i tifozëve të jetë shumë i lartë në Rusi dhe një porosi e deputetes ruse mund të gjeja baza të forta logjike, kur të dhënat nga krahu tjetër për sëmundjet e Hiv mbeten të frikshme

Previous articleShqiptari Pajtim Statovci shkrimtari i vitit në Helsinki
Next article“Shans historik” për Athinën dhe Shkupin