Ministrja e Arsimit Besa Shahini është shprehur se zgjedhjet në Universitete nuk do të shtyhen përtej datës 30 korrik pasi kjo do të krijonte kaos institucional. Deputetja Fatjona Dhimitri gjatë interpelancës në Kuvend pyeti ministren Shahini nëse është konsultuar me Komitetin Teknik për masat anti-COVID për rrezikshmërinë e zgjedhjeve në universitete. Ajo u shpreh se nëse do të ketë vatra të reja infeksionesh nga zgjedhjet e 30 korrikut në universitete atëherë do të përfundojë në SPAK.
“Nëse do të ketë vatra COCVID nga votimet që do të bëhet, përfundimin e keni te SPAK-u. A jeni konsultuar me komitetin teknik për rrezikshmërinë e zgjedhjeve në universitete” tha Dhimitri.
Kujtojmë se prej ditësh ka nisur një betejë institucionale mes Mynyr Konit dhe Ministres Shahini sa i takon mbajtjes së zgjedhjeve më datë 30 korrik.