Home Politike Deputetja Fatjona Dhimitri nga kuvendi: Në këtë komision urdhërohet censura

Deputetja Fatjona Dhimitri nga kuvendi: Në këtë komision urdhërohet censura

Deputetja Fatjona Dhimitri e ka nisur fjalën e saj me një kritikë drejtuar kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ndërsa i ka kërkuar këtij të fundit që mos t’i ndërpritet fjala.

“Së pari, zoti kryetar në sytë e opinionit publik do të kërkoja që mos të më ndërpritej fjala. Pasi është bërë e udhës që të më ndërpritet fjala. Si është e mundur që në këtë komision urdhërohet censura dhe akoma më keq kur të ndërpresin fjalën disa pseudo opozitar që ngrejnë kartonët për qeverinë. Në raportin ndërkombëtar ngrihen shqetësime serioze lidhur me përpjekjet e qeverisë për të marrë kontrollin mbi mediat. Ndërsa në raportin e AMA-s dhe të RTSH se ndjejmë këtë gjë. Propaganduat aq shumë për paketën anti-shfipje, ku synimi juaj ishte mbrojtja e politikanit prej medias kritike. Gënjyet se nisma juaj ishte rekomanduar nga SOBE-OHDIR. Por komisioni i Venecias jua dha përgjigjen. Ligji mund të prodhojë censurë mbi mediat online. Interpretimi i drejtë i një ligji nuk shqyet. Tifozllëk do të thotë që të ngulësh këmbë që interesat partiakë i vënë këmbën. Kryeministri juaj se nuhat dot aromën e të së vërtetën. Mediat e atij kazani e mbajnë çorbën që gatuan kryeministri. Progres raporti thotë se gjuha e dhunës ndaj gazetarëve është rritur. Ju e njihni mirë median që shenjtëroni. Nuk e dimë se e sa vite dritë ju duhen televizioneve që të mbrojnë gazetarët. Propaganda i etiketon ato si ‘kazan dhe shpifës’.”, tha Dhimitri.

SOURCEBulevard News
Previous articleCOVID-19/ Gjykata e posaçme del me njoftimin e rëndësishëm dhe merr vendimin
Next articleJa arsyet pse duhet të konsumoni djathin në mëngjes