Home Politike Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu zbulon kandidatin për Durrësin

Deputetja e PS-së, Klodiana Spahiu zbulon kandidatin për Durrësin

Deputetja e Partisë Socialiste në Durrës, Klodiana Spahiu, ka zbuluar se edhe këto zgjedhje parlamentare në Durrës do të ikandidojë Emiriana Sako. Lajmin e bëri me dije, deputetja e zonës, gjatë një interviste për “Euronews Albania”. Spahiu tha se kandidatja do të jetë kryetarja aktuale e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, e cila sipas saj ka filluar dhe fushatën duke mbajtur takime me qytetarët.

PJESË NGA INTERVISTA:

Gazetarja Esmeralda Mulaj: Kur do ta kemi kandidatin për Durrësin?

Deputetja Klodiana Spahiu: Unë e di që ne e kemi kandidatin për Durrësin. Ne e kemi filluar punën prej kohësh.

Esmeralda Mulaj: Kush është kandidati?

Klodiana Spahiu: Kandidati është kryetarja aktuale e Bashkisë së Durrësit, zonja Emiriana Sako.

Esmeralda Mulaj: Është e konfirmuar?

Klodiana Spahiu: Patjetër që është e konfirmuar! Për hir të së vërtetës ne na duket sikur kemi qenë tërë kohës në fushatë në zgjedhje pasi nuk kanë kaluar as 11 muaj nga fushata e kaluar e zgjedhjeve të marsit. Kështu që PS ka qenë e angazhuar jo vetëm për zgjedhjet e marsit, por gjatë gjithë kohës kemi qenë në kontakt me qytetarët. E vlerësoj shumë dhe kandidaturën, pasi krytarja gjatë gjithë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive në takimet me qytetarët.

Previous articleShfrytëzonin ukrainasit, shkatërrohet banda në Spanjë, 27 të arrestuar
Next articleNelson Hysa thyen kampion çek të boksit: Ndeshje të mëdha më presin!