Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu Shoshi, në emisionin Puro Debat, i cili transmetohet në DTV, thotë se kauzat me të cilat ka ardhë në pushtet Albin Kurti, janë kauza që do ta fundosin.
“Unë nuk du me mendu që nuk e kupton obligimin që e ka karshi aleatëve tanë ndërkombëtar, karshi obligimeve ligjore të cilat janë pranu, pra ne e dimë që oblgimet ligjore të cilat janë pranu dhe posa të vijë një qeveri tjetër të mos i zbatojë, këto kanë qenë kauza naive me të cilat ka arritë të mashtroj masën dhe sot kur është kryeministër duhet të jetë më i përgjegjshëm, sepse janë dëme të cilat nuk janë individuale, por janë dëme të cilat do t’i paguaj shteti jonë dhe e ardhmja jonë si shtet”, thotë ndër tjera deputetja e PDK-së.