Home IN MEMORIAM Deputeti jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta themeluesi i PD-së

Deputeti jep lajmin e hidhur: Ndahet nga jeta themeluesi i PD-së

Deputeti i PD-së, Bujar Leskaj, ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit. Leskaj njofton ndarjen nga jeta ditën e djeshme të themeluesit të PD-së, Mario Sota.

Deputeti e cilëson si një qytetar të vjetër  vlonjat, që buronte mirësi, tolerancë e vlera, lindur e rritur në Skelë, i urtë, i qetë, model qytetarie e përkushtimi u largua në përjetësi nga një sëmundje e rëndë.

Dje, në 04.02.2023, në moshën 60- vjeçare, u nda përpara kohe nga jeta miku ynë, themeluesi i PD, qytetari model vlonjat, Ing. Mario Sota.

Mario Sota ishte nga të parët qytetarë intelektualë të Vlorës, që përqafuan idetë e idealet demokratike dhe ndër themeluesit e Partisë Demokratike në Vlorë.

Qytetar i vjetër vlonjat, që buronte mirësi, tolerancë e vlera, lindur e rritur në Skelë, i urtë, i qetë, model qytetarie e përkushtimi u largua në përjetësi nga një sëmundje e rëndë!

Ikja e tij la një boshllëk të madh e të pazëvendësueshëm jo vetëm për familjen, por edhe për ne, shokët e miqtë e tij të shumtë.

Ing. Mario Sota ishte nga të parët qytetarë intelektualë të Vlorës, që përqafuan idetë e idealet demokratike dhe ndër themeluesit e Partisë Demokratike në Vlorë.

Si demokrat karakterizohej nga ndershmëria, përkushtimi. Asnjëherë nuk e fshehu mendimin dhe qëndrimin e tij, edhe kur nuk ishte në përputhje me mendimet dhe vendimet e drejtuesve të lartë të PD.

Kudo ku punoi si inxhinier elektrik, apo drejtues I lartë institucionesh Ing. Mario Sota u dallua si njeri i ditur, i qetë e i matur, si drejtues plot vlera, si njeri i drejtë e parimor.

Nga Ing. Mario Sota nuk do të harroj kurrë kontributin e përkushtimin në fushatat zgjedhore të vitit 2005 dhe sidomos angazhimin e tij në fushatën e zgjedhjeve të 25 prillit 2021, gjatë së cilës ai ishte njëri nga drejtuesit e lartë dhe kontributorët më të spikatur të shtabit elektoral të PD.

Në fushatën e 25 prillit 2021, inxhinieri i talentuar Mario Sota, ishte ndër hartuesit e programit elektoral për Vlorën në fushën e energjitikës dhe infrastrukturës dhe duke denoncuar mungesën e transparencës, keqqeverisjen dhe skandalet e sektit Rama, i dha një vlerë të shtuar fushatës sonë.

Drejtoi njërin nga bordet më të rëndësishme e më aktive, atë të energjitikës dhe infrastrukturës.

Ikja e tij e parakohshme na mbush me trishtim, sepse Ing. Mario Sota kishte ende shumë për t’i dhënë familjes, miqve, Vlorës e Partisë Demokratike.
Qofsh i Parajsës, i dashur mik!

Previous articleProf. Dr. Romeo Gurakuqi ka publikuar fotografi të Luftës se Dytë Botërore bërë nga oficerët britanike me mision në Shqipëri
Next articleBE dërgon Lajçak urgjent në Prishtinë: Formulohet ultimatumi për Albin Kurtin