Home Kosova Deputeti i VV merret në pyetje pas akuzave ndaj Albin Kurtit për...

Deputeti i VV merret në pyetje pas akuzave ndaj Albin Kurtit për vdekjen e Astrit Deharit

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, këtë të martë deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi u intervistua nga prokurori i çështjes ‘Dehari’, pas akuzave që ai kishte hedhur në drejtim të kryeministrit Albin Kurti e ministres Albulena Haxhiu.

Abazi i akuzon si fajtor dy të fundit për zhdukjen e mostrave te Astrit Deharit nga laboratori i mjekësisë ligjore.

E për këto akuza, ai ka dhënë dëshminë e tij përpara prokurorit.

Abazi nuk dha shumë detaje. Por, përsëri akuzoi Kurtin për presion e shkarkim, duke përmendur proverbën e palaços dhe mbretërisë.

Edhe kreu i qeverisë kishte një përgjigje për akuzat e deputetit të partisë së tij.

Ndërkohë, gjatë intervistimit të Abazit, prezencë gjatë marrjes në pyetje kishte kërkuar edhe avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, por nuk është lejuar.

Previous articleFOTO/ Ky është 35-vjeçari që mbeti i plagosur në Librazhd me armë zjarri
Next articleUNESCO: Deri në fund të shekullit rrezikojnë të zhduken 3000 gjuhë