Home Aktualitet Depozitat me qindra litra gaz në shkallët e pallateve kërcënojnë jetën e...

Depozitat me qindra litra gaz në shkallët e pallateve kërcënojnë jetën e banorëve

depozitaNga Xhevo Gradica / Prania e depozitave të karburantit dhe të gazit në zonat e banuara ka shkaktuar shqetësime të mëdha ndër qytetarë. Në qytetin e Durrësit janë disa të tilla dhe madje në shumë raste të ekspozuara duke i bërë karshillëk jo vetëm banorëve jeta e të cilëve është përgjithmonë në rrezik, por edhe strukturat e shtetit. Prefektura dhe qarku janë ndeshur në jo pak protesta qytetare të cilat kanë kërkuar bllokimin e aktivitetit të subjekteve që sheshin naftë, benzinë e gaz në katet e para të pallateve apo edhe në mesin e shtëpive të banimit në lagje të ndryshme. Edhe policia ka të depozituar ankesat qytetare, ndërsa inspektariati ndërtimit dhe institucioni enëve nën presion kanë bërë sikur kanë marrë përgjegjësi për ta zgjidhur këtë çështje. Në jo pak raste ka pasur edhe konfrontim fizik, presione dhe kanosje mes qytetarëve dhe pronarëve të këtyre depozitave vdekjeprurëse. Depozita disa litërshe të mbushura me gaz apo çdo lëng tjetër djegës për automjetet është kategorikisht i ndaluar të tregtohet në vende të populluara dhe sidomos brenda në qytet. Palët në konflikt kanë përfunduar edhe në polici por vetëm kaq. Askush deri më tani nuk ka vënë ndonjë person para përgjegjësisë ligjore për ta detyruar çdokënd të largojë që andej depozitat. Këto të fundit përgjithësisht i mbajnë në terren të hapur duke e rritur dukshmë dhe frikshëm rrezikun e një incidenti apo shpërthimi me pasoja fatale.

Rasti

Banorët e lagjes nr 8 në qytetin e Durrësit protestojnë kundër ekzistencës së një depozite gazi në mes të shtëpive ku ata jetojnë. Në rrugën “Telat Noga”, pas ndërtesës së spitalit, në një shtëpi private gjendet një depozite gazi, e cila rrezikon jetën e banoreve. Depozita është 5 mijë litërshe dhe përdoret për tregtimin e gazit të lëngshëm jashtë çdo kushti teknik dhe rregullave që përcaktojnë ligjet në fuqi. Depozita në fjalë gjendet buzë rrugës që të çon në kodrën e lagjes 8 dhe është pronë e një personi që është punonjës i policisë së Durrësit. Banorët kanë shprehur ankesat e tyre në lidhje me ekzistencën e depozitës në lagjen e tyre, por duke qenë se ajo është vendosur nga një punonjës policie asnjë masë nuk është marrë për heqjen e saj. Banorët janë shprehur se depozita gjendet në  oborrin e banesës së shtetasit Gj. A, punonjë policie në Durrësit. Në këtë vend vetëm tre javë më parë për pak sa nuk ka ndodhur një aksident me pasoja tepër të mëdha për banorët e kësaj lagje. Një kamion që zbriste përgjatë rrugës së “Telat Noga” me drejtim spitalin e qytetit për shkak se nuk kishte frena, çau murin rrrethues dhe përfundoi në oborrin e shtëpisë ku gjendet depozita e gazit. Një kontakt fare i vogël mund të kishte shkaktuar një shpërthim mjaft të fuqishëm dhe pajoat mund të merren me mend fare lehtë. Duke u nisur nga aksidenti që ndodhi me kamionin pak para ndërrimit të viteve, banorët tashmë kërkojnë me çdo kushte heqjen e depozitës dhe ndërprerjen e aktivitetit të shitjes së gazit të lëngshëm. Shumë banorët në këtë lagje shkojnë dhe furnizohen me gaz në këtë banesë duke mbushur bombula të vogla, por ky aktivitet në kushte të tilla është i paligjshëm.

Previous articleJa projektplani urbanistik që do të diskutohet në këshillin bashkiak
Next articleMinistria e Arsimit kërcënon mësuesit, Mos guxoni të bëni protesta për pagat